Ermal Meta i surprizon të gjithë, së shpejti baba për herë të parë!
Këngëtari i njohur Ermal Meta do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël këngëtari e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, teksa ka publikuar një foto të një bluze të bardhë. Meta ka shkruar:
Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi ne nuk mund të bëjmë pa ty tani. Të presim pasuri e vogël, na sill verën. Mami dhe babi.
Ky lajm i ëmbël ka ardhur si suprizë për të gjithë ndjekësit e tij. Ndërkaq, vazhdimisht Ermal Meta vazhdon të emocionojë me historinë e tij familjare të lidhur me sakrificën e nënës që i mundësoi udhëtimin e shpresës në Itali, vendit që e bëri të famshëm e të suksesshëm kantautorin shqiptar e lindur në Fier.
Gruaja me emrin Mira ëndërronte një të ardhme për fëmijët e saj, ëndrrën e një rilindjeje në një vend larg atdheut, e njëjta ëndërr që patën 86 emigrantët që vdiqën në brigjet italiane të Cutro-s. Në një monolog në programin italian “Le Iene”, Ermali tregoi për dy të panjohur që ndryshuan katër jetë, përfshirë të Ermalit, i cili pas rreth një muaji mbush 42-vjeç.
Meta ka folur gjithashtu në një intervistë për ‘Oggi’, rreth problemit shëndetësor që pati dhe gjithashtu u ndal në kohën kur jetonte në Shqipëri, e cila përkon me regjimin komunist. Ermali u shpreh se nuk do e falë kurrë babain e tij që e la vetëm në ato vite të tmerrshme.
Periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku e tmerrshme. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme.