Ju tregojmë maskën më të mirë kundër zbokthit!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju tregojmë maskën më të mirë kundër zbokthit!

Nëse doni të shpëtoni nga zbokthi duhet të provoni këtë maskë. Është e thjeshtë, por shumë e efektshme. Xhenxhefili përmban gingerolë, e cila ka veprim kundërinflamator, analgjetik, antikancerogjen dhe antipiretik. Ky është çelësi përse xhenxhefili ka veprim aq të fuqishëm preventiv, te proceset e ndryshme inflamatore.

Nevojiten një rrënjë mesatare xhenxhefili, një lugë supe vaj ulliri. Përzijeni një lugë xhenxhefili të bluar në rende dhe një lugë vaj ulliri. Vendoseni në flokë të lagura dhe dhjetë minuta bëjini masazh rrënjëve të flokëve dhe majës së kokës. Pastaj lëreni maskën të veprojë edhe afro dhjetë minuta dhe në fund shpëlajeni me ujë të vakët.

Ndërkaq, vaji i ullirit është i njohur për vetitë e tij hidratuese dhe ushqyese, e për dekada është përdorur si aleati kryesor në shëndetin e flokëve. Sipas studimeve ai është përdorur kryesisht për eliminimin e zbokthit dhe disa prej problematikave pasuese me të, si irritimi i lëkurës apo kruajtjet. Falë vetive të tij anti-inflamatore dhe zbutëse, vaji i ullirit është vlerësuar si një ilaç natyral në luftën kundër zbokthit.

Nga ana tjetër, hudhra rekomandohet për shumë trajtime të veçanta për rritjen e flokut dhe kundër zbokthit. Hudhra ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, është e pasur me shumë minerale siç janë magnezi, zinku, hekuri, bakri dhe seleniumi. Përveç sulfurit, hudhra është e pasur me vitaminat A dhe C por edhe më fibër dhe shumë aminoacide. Këto të fundit luajnë një rol të rëndësishëm për shkëlqimin dhe forcimin e flokut.

Sulfuri tek hudhra përmirëson të gjithë strukturën e flokut ndërsa alicina, një substancë që aktivizohet me shtypjen e hudhrës, lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë zbokth. Potenciali i alicinës shfrytëzohet plotësisht nëse hudhra përdoret 10-15 minuta pas prerjes. Merrni 7-8 thelpinj hudhër dhe hidhini në mikser.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE