Kryeministri tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë, Rama: Rienergjizim i Diasporës për Shqipërinë 2023 maj-qershor!
Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet i ditur prej burimeve diplomatike pranë kryeministrit shqiptar.
Sipari i takimeve të Ramës do të nisë në 12 maj me Athinën, ku pritet të zhvillohet një takim me pjesëmarrje të gjerë.
Për këtë qëllim në Athinë u ndodh edhe Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë të PS të cilët patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jeton në Athinë.
Sipas zotit Klosi, nisja e turit të takimeve të kryeministrit Rama në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi unë ka me shqiptarët kudo në botë.
“Së shpejti! Rienergjizimi i Diasporës për Shqipërinë 2023 maj-qershor”, shkruan Rama në foton e postuar këtë të mërkurë.
“Janë politikat e partisë sonë që synojnë lidhje të forta të diasporës me vendlindjen”, tha Klosi, duke rreshtuar disa pika që sipas tij kanë interes për emigrantët ku mes kryesoreve renditi vulletin e qeverisë për të mundësuar votën e emigrantëve por edhe një sërë çështje të karakterit ekonomik të cilat i çlirojnë ata nga pengesat burokratike dhe që tashmë kryhen tërësisht falas dhe shumë shpejtë nëpërmjet portalit e-Albania.
Sipas organizatorëve të eventit, takimi i Kryeministrit do ketë shumë surpriza të këndshme për emigrantët. Me synimin që takimi të jetë një festë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, pranë Ramës pritet të përformojnë me muzikën e tyre edhe këngëtare të njohur si Noizy dhe të tjerë.