Kur, ku, si dhe sa SPF duhet të vendosim?!/Gjithçka që duhet të dini për kremin e mbrojtjes nga rrezet e diellit…

vovalbania April 24, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kur, ku, si dhe sa SPF duhet të vendosim?!/Gjithçka që duhet të dini për kremin e mbrojtjes nga rrezet e diellit…

Mbani mend diçka, gjithmonë duhet që të vendosni SPF, çdo ditë pavarësisht nëse dielli shkëlqen apo jo. Më poshtë së bashku me Rhea Cartwright do të mësoni gjithçka nga udhëzuesit e eksperëtve për të zbatuar si duhet çdo gjë në mënyrën e duhur.

Sa krem dielli duhet të përdorni?

Së pari, është e rëndësishme të mbani mend se dëmtimi nga rrezet e diellit mund të ndodhë edhe në një ditë me re, ose edhe në ambiente të mbyllura, nëse jeni ulur pranë një dritareje. Pra, aplikimi i SPF në fytyrë dhe qafë çdo ditë është i nevojshëm, pavarësisht nga stina. “Sasia e rekomanduar është 2 mg/cm² – e mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e lëkurës së ekspozuar, që barazohet me afërsisht gjysmë luge çaji, ose gjatësi prej dy gishtash krem kundër diellit”, thotë dermatologu nga Nju Jorku Dr. Dennis Gross. Mos anashkaloni asnjë pjesë të sipërfaqes së lëkurës. “Mos harroni të fërkoni SPF në gjoks dhe dekolte, si dhe buzët dhe majat e veshëve gjithashtu”.

A kemi ende nevojë për SPF nëse kemi vendosur krem pudër (fondatinë)?

Mjekja estetiste Barbara Kubicka shprehet se nëse fondatina ose baza që përdorni është edhe me përmbajtje SPF është diçka mhaft pozitive por sasia nuk është e mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e duhur nga dielli. Më tej ajo shton se:

Një krem i dedikuar kundër diellit që është formuluar posaçërisht për të siguruar sasi të përqendruara mbrojtjeje është çelësi. SPF është hapi i fundit në regjimin tuaj të kujdesit për lëkurën (para fondatinës) dhe duhet të aplikohet 20 minuta përpara se të dilni jashtë.

A kanë nevojë të gjithë për SPF?

Dielli nuk bën dallim dhe pavarësisht gjithçkaje të gjitha tonet e lëkurës duhet të aplikojnë krem kundër diellit për të siguruar që lëkura e tyre të jetë e mbrojtur. Megjithëse tonet e errëta të lëkurës janë pak më elastike ndaj diellit, ato ende janë të ndjeshme ndaj dëmtimit. Sipas dermatologes Dr. Hope Mitchell, personat me tone më të errëta të lëkurës ndonjëherë mund të mendojnë gabimisht se janë më pak të rrezikuar nga kanceri i lëkurës, por është diçka e gabuar. “Njerëzit me lëkurë më të errët shpesh diagnostikohen në një fazë të mëvonshme,” thotë ajo. Fatmirësisht, prodhimet më të fundit të SPF shpesh janë të përshtatshme për të gjitha tonet e lëkurës.

Cila është mënyra më e mirë për të hequr SPF?

Pastrimi është i domosdoshëm çdo ditë, aq më tepër kur keni vendosur mbrojtësin nga dielli. “SPF është si llaku i flokëve, në atë që është formuluar për t’u ngjitur në lëkurën tuaj dhe për të qëndruar sa më shumë të jetë e mundur,” thotë estetistja Dija Ayodele, e cila këshillon pastrimin e dyfishtë për të larguar plotësisht SPF-m.

Unë rekomandoj një pastrues me bazë vaji ose balsam si pastrimin e parë përpara se të vazhdoni me një larje fytyre që është e përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës. Nëse nuk e hiqni SPF-në tuaj siç duhet, kjo mund të çojë në acarim të lëkurës, çarje dhe bllokim të poreve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE