Nis brenda vitit ndërtimi i hekurudhës Vorë-Han i Hotit!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nis brenda vitit ndërtimi i hekurudhës Vorë-Han i Hotit!

Në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria depozitoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) në rreth 99 milion euro. Eshtë fjala për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Punimet pritet të nisin gjatë këtij viti ndërsa përfundimi është parashikuar brenda 2030-ës. Në relacionin e draftit, thuhet:

Projekti konsiston në përmirësimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit (kufi me Malin e Zi), duke rritur shpejtësinë e lëvizjes së trenave deri në 120 km/orë në një linjë hekurudhore të elektrifikuar, sipas kategorisë UIC D4, 22.5 ton/aks dhe 8.0 ton/m, prej rreth 120 km. Projekti parashikon ndërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, ndërtimin e një tuneli me gjatësi 320 metër, ndërtimin e 12 urave etj. Me ndërtimin e kësaj linje hekurudhore pritet një fluks udhëtarësh prej 2 300 000 udhëtarësh/vit dhe volum mallrash prej 900 000 tonësh/vit. Koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë”, thuhet në relacionin bashkangjitur pr/ligjit.

Kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Sipas relacionit bashkangjitur pr/ligjit, “Projekti do të kontribuojë në rritjen e ndjeshme të lëvizjes hekurudhore të mallrave dhe pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria nëpërmjet zgjerimit të rrjetit kryesor TEN-T, që mbërrin në Portin e Durrësit ose që del nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Si pjesë e agjendës së ndërlidhjes, projekti synon të lidhë nëpërmjet hekurudhës Shqipërinë me Malin e Zi nëpërmjet Tuzit/Podgoricës, e cila më tutje synon të zhvillohet me vendosjen e një lidhjeje hekurudhore ndërkombëtare ndërmjet kryeqyteteve kryesore, duke përfshirë, përveç Tiranës e Podgoricës edhe Beogradin, Zagrebin, Lubjanën dhe Budapestin e do të japë një shtysë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit”.

“Për zbatimin efektiv të projektit, Hekurudha Shqiptare ka ngritur një njësi për zbatimin e projekteve (NJZP – PIU), e cila është inkorporuar në strukturën organizative të miratuar të shoqërisë, sipas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës. Njësia për zbatimin e projekteve është përgjegjëse për të gjitha projektet e zhvillimit të hekurudhave në Shqipëri dhe mbështetet nga stafi i përhershëm i Hekurudhës Shqiptare dhe nga ekspertë, që do të sigurohen përmes asistencave teknike të donatorëve. Referuar planit të prokurimit, procesi i prokurimit për projektin hekurudhor Vorë – Hani i Hotit është parashikuar të vazhdojë deri më dhjetor 2024, me nënshkrimin e kontratës së punimeve, e cila vijon me zbatimin e punimeve në 3 fund të vitit 2024 (dhjetor 2024) dhe përfundon në dhjetor 2030, me një afat zbatimi prej 6 vjetësh”, shkruhet në relacion.

Në relacion saktësohen dhe detajet huas. “Shuma e huas do të jetë 98 750 000 euro, e cila ndahet në dy transhe: një i angazhuar prej 84 500 000 euro, si dhe një transh i paangazhuar prej 14 250 000 eurosh, i cili do të angazhohet pas plotësimit të një sërë kushtesh të parashikuara në marrëveshje. Kohëzgjatja e pagesës së huas do të jetë 17 vjet, duke përfshirë periudhën prej 5 vjetësh pa pagesë principali.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE