Pas ok-eit të Senatit, ndihma ushtarake për Ukrainën e Izraelin pret firmën e Biden-it!

vovalbania April 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ok-eit të Senatit, ndihma ushtarake për Ukrainën e Izraelin pret firmën e Biden-it!

Me shumicë dërrmuese votash, Senati Amerikan miratoi ndihmën në vlerë 95 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin e Tajvanin, duke e çuar projekt-ligjin një hap më pranë nënshkrimit pas muajsh vonesash e debatesh të brendshme mbi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare.

Projekt-ligji u miratua me një shumicë prej 79 votash në favor e 18 kundër, çka cilësohet një shumicë komode. Hapi i fundit është nënshkrimi nga presidenti amerikan, Joe Biden e që pritet së shpejti.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Biden, i cili punoi me udhëheqësit e Kongresit për të siguruar mbështetjen e duhur, tha në një deklaratë menjëherë pas miratimit, se ai do ta nënshkruajë projekt-ligjin brenda ditës së sotme dhe do të nisë procesin e dërgimit të armëve në Ukrainë.

Një shumicë dypartiake në Senat iu bashkua Dhomës (së Përfaqësuesve) për t’iu përgjigjur thirrjes së historisë në këtë pikë kritike kthese.

Miratimi i ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën vjen ndërsa Kievi ka nevojë të jashtëzakonshme për furnizime të reja ushtarake dhe presidenti rus Vladimir Putin ka intensifikuar ofensivën. Ukraina e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë suksese në fushëbetejë, pa sigurimin e kësaj ndihme.

Presidenti Joe Biden i tha të hënën homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë furnizimet e mbrojtjes ajrore, sapo të miratohet legjislacioni. Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit e miratoi projekt-ligjin të shtunën e kaluar, përmes katër votimesh, duke e dërguar në Senat për miratimin përfundimtar.

Presidenti Biden më ka siguruar se paketa do të miratohet shumë shpejt dhe se do të jetë masive, duke forcuar mbrojtjen tonë ajrore, si dhe aftësitë me rreze të gjatë veprimi e po ashtu, ato të artilerisë, vuri në dukje Zelenskyy, në një postim në platformën X.

Në fakt, zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni është gati që të dërgojë 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë e pjesa më e madhe, pas disa javëve. Projekt-ligji parashikon gjithashtu 26 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, si edhe ndihmë humanitare për qytetarët e Gazës, pasi janë zhytur në katastrofë humanitare. Gjithashtu, shumën 8 miliardë dollarë për përforcuar mbrojtjen ndaj Kinës në Tajvan e në Indo-Paqësor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE