Rregulli 43:57 që e bën të suksesshme çdo bisedë!
Ekspertët e komunikimit besojnë se nëse duam t’i lëmë një përshtypje të mirë dikujt, të dish të dëgjosh është po aq e rëndësishme. Shumë prej nesh mund të mendojnë se bëhemi më të dashur kur flasim mirë dhe shumë por edhe personi që ulet përballë jush ka shumë për të thënë. Sipas ekspertëve, vëmendja juaj e pandarë do ta bëjë atë të ndihet më rehat dhe për këtë arsye komunikimi juaj do të jetë më efektiv.
Njerëzit nuk mbajnë mend gjithçka që dikush na ka thënë, por ne kurrë nuk do të harrojmë se si na kanë bërë të ndihemi. Prandaj, kur e dëgjoni në mënyrë aktive bashkëbiseduesin tuaj, ai ndjen se e vlerësoni dhe se jeni të hapur ndaj problemeve dhe nevojave të tij. Në të njëjtën kohë, kjo teknikë lehtëson çdo tension apo ndjenjë pakënaqësie.
Pas një bisede të suksesshme, personi me të cilin po bisedonit duhet të mendojë dhe të ndiejë: “Uau, ky person me të vërtetë më kupton”, jo “Bisedë shumë e mërzitshme. Ishte sikur të mos ekzistoja”.
Një studim i fundit tregoi se cila është koha e duhur për të folur dhe gjithashtu për të dëgjuar në një dialog. Të dhënat erdhën nga një studim i qendrës së shitjeve. Drejtori i marketingut i Gong.io, një kompani e analitikës së të dhënave, analizoi 25,537 thirrje shitjesh duke përdorur inteligjencën artificiale dhe zbuloi se ndërveprimet ku shitësi fliste 43% të kohës dhe dëgjonte 57% të kohës kishin performancën më të lartë të shitjeve. Ju mund të mësoni shumë gjëra interesante dhe imagjinoni se sa mirë do të ndihet personi me të cilin keni të bëni kur të kuptojë se në të vërtetë po i kushtoni vëmendje asaj që po thotë.