Vladimir Putin denoncon për ‘tradhti’ zv. ministrin e mbrojtjes!
Timur Ivanov ishte përballur me akuza korrupsioni dhe në të kaluarën, teksa shërbimet e sigurisë FSB e hetonin prej vitesh për korrupsion.
Tashmë ai është turpëruar publikisht nga Putin, që ka quajtur paraqitjen e tij në gjyq “tradhti të lartë dhe korrupsion”.
48 vjeçari Ivanov, akuzohej fillimisht për një rryshfet të majmë por tashmë raportohet se është akuzuar edhe pse ende jo zyrtarisht për tradhti të lartë, nga kreu komunist i Moksës.
Ivanov njihej për stilin e tij luksoz të jetesës dhe ishte pronar i dy automjeteve Rolls Royce ndersa bashkëshortja e tij njihej si e fiksuar me blerjet, dhe në një rast ka shpenzuar 1 milionë dollarë për pushime, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Të tjera raportime nga Rusia thonë se Putin i njihte prej kohësh abuzimet e Ivanov dhe se akuzat e rryshfetit janë vetëm “një mbulim për tradhtinë”.
Një burim i rrjetit ‘Important Stories’ tha: “Akuzat e rryshfetit janë vetëm për konsum publik, sepse ata nuk mund të flasin publikisht për tradhti të lartë. Por ky është një skandal i lartë sepse ai është zv. ministër i mbrojtjes.”
Një tjetër burim i pretenduar si nga agjencitë ruse të sigurisë, tha se Kremlini ishte në dijeni të akuzave por po prisnin momentin me te leverdisshëm.
Ata thanë: “Asnjë nuk do ta ndalonte atë vetëm për korrupsion, pasi në Kremlin e dinin këtë. Putin ka dhënë këtë komandë pasi duekt se është bindur se ka të bëjë me tradhti”.
Por megjthatë zëdhënësi qeveritar Dmitry Peskov tha për gazetarët: “Ka shumë interpretime të kësaj për momentin .. prandaj duhet të fokusohemi në informacionet zyrtare”.
Ivanov ishte një nga 12 zyrtarët rusë të mbrojtjes që drejtonte ndërtimin e impjanteve ushtarake mbrojtëse.
Ai njihet gjithashtu si njeri i pasur dhe shihej shpesh pranë grave të bukura.
Ai doli sot në gjyq ende me uniformë ushtarake për akuzat e korrupsionit.
Ivanov përballet me 15-vjet burg nëse shkallet fajtor për akuzat fillestare.
Ushtaraku i mohon ato.