Irani me sytë nga Afrika/Liderë afrikanë mblidhen nesër në Teheran!

vovalbania April 25, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Irani me sytë nga Afrika/Liderë afrikanë mblidhen nesër në Teheran!

Irani po tenton të zgjerojë ndikimin në Afrikë duke ofruar armë, partneritet dhe kaos, me qëllim forcimin e pranisë në këtë kontinent. Kjo është pjesë e një ndryshimi strategjik, në të cilin janë përfshirë diplomatë iranianë të nivelit të lartë.

Në këmbim, Irani shpreson të ndërtojë partneritet që do t’i ndihmojë në shmangien e sanksioneve ndërkombëtare e në ndërtimin e një hapësire më të madhe për “Boshtin e tij të Rezistencës” kundër armiqve rajonalë e globalë.

Irani ka tentuar të zgjerohet në aspektin politik e ekonomik edhe përtej rajonit ku është, tha Lukas Webber, konsulent i lartë për Valens Global e bashkëthemelues i Milirant Wire. Për shkak të sanksioneve perëndimore, Irani është edhe më i nxitur për mundësi të reja tregtare me shtetet afrikane.

Zyrtarët iranianë janë shprehur të kënaqur për mundësinë e krijimit të një qasjeje në bujqësinë dhe pasuritë minerare të Afrikës, teksa tentojnë të gjejnë destinacione të reja për eksportet iraniane, përfshirë armët e sofistikuara. Ebrahim Raisi foli për rëndësinë e kësaj strategjie kur zhvilloi një udhëtim në tri shtete të Afrikës në korrik 2023, të parin e një presidenti iranian në Afrikë, në mbi një dekadë.

Këtë javë, Irani organizon samitin e dytë tregtar Iran-Afrikë, në periudhë relativisht të shkurtër dhe përfaqësues të më shumë se 40 vendeve afrikane pritet të mblidhen në Teheran nga nesër e deri më 29 prill. Një zyrtar iranian, përgjegjës për promovimin e biznesit ndërkombëtar, tha se këtë javë “e ardhmja e tregtisë botërore do të jetë në Afrikë”.

Sipas tij, ndryshe prej fuqive të mëdha që kanë tentuar të “shfrytëzojnë burimet e paprekura” të këtij kontinenti, shtetet afrikane nuk kanë “lidhje politike” me Iranin.

Por, angazhimi iranian në Afrikë e sidomos përpjekjet për të eksportuar versionin e Teheranit mbi Islamin politik, krijimi i rrjeteve të veta e furnizimet me armë, si për shtete ashtu edhe për forca joshtetërore, shpesh është parë si referencë për mungesë stabiliteti e ndjenja kundër Perëndimit, çka është në linjë me synimet afatgjata iraniane.

Irani po avancon strategjinë “e rezistencës” në Afrikë ku tenton të krijojë lidhje që prishin ndikimin e Perëndimit e izolimin e Iranit, shprehet Liam Karr, analist në Projektin për Kërcënime Kritike të Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve.

Në muajt e fundit, Irani ka bërë që prezenca e tij të ndihet edhe në të ashtuquajturin Bririn e Afrikës e deri në Sahel, me synim rritjen e presionit ndaj armiqve rajonalë dhe si përpjekje për të shpërqendruar ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës.

Përmes sulmeve të rebelëve Huthi të Jemenit e të mbështetur prej Iranit, në anijet transportuese të mallrave, si shenjë solidariteti me kauzën palestineze, Teherani e ka forcuar pozitën e tij në Ngushticën Bab al-Mandel, një rrip i ngushtë në Detin e Kuq.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65826 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE