Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur
Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura në suitë, duket se ka ndodhur e kundërta. Çifti ka debatuar dhe shkak ka qenë gjesti që aktori bëri kur shkuan në suitë pasi përfundoi spektakli i së martës të “Big Brother VIP3”.
Romeo vendosi që të linte vetëm në dhomë Heidin dhe të shkonte që të sqarohej me Julian Dedën, i cili ndodhej jashtë në oborr.
Por ajo që ka tensionuar akoma më shumë marrëdhënien e tyre, ka qenë pikërisht një dron i mbërritur pasditen e djeshme për Bacin, përmes të cilit këshillohej që të hapte sytë pasi Veshaj është maskilist dhe njeri fals.
Ndërkohë që të gjithë banorët janë përfshirë në këtë situatë, çifti po kalonte një gjendje jo të mirë emocionale dhe si pasojë kanë kërkuar që të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Por gjërat kanë ndryshuar gjatë mbrëmjes së djeshme. Teksa ishin të dy në xhakuzi, Romeo ka vendosur që t’i kërkojë ndjesë Heidit që e ka mërzitur.
“Më fal që të mërzita. Nuk dua unë që t’i të mërzitesh. Nuk ndodh dhe prandaj po qesh se nuk dua ti të mërzitesh. Jam në kulm të nervash dhe qesh se nuk dua që t’i të mërzitesh. Nuk e kupton këtë gjë? Më vjen plasja”, i thotë Romeo partneres së tij.