Helikopteri me karafila i Donaldit, komenti i Eglës nxeh keq Romeon
Një ditë më parë në helikopter ka kaluar mbi shtëpinë e “Big Brother VIP3” për Romeo Veshajn. Vëllai i tij binjak, Donaldi, ka hedhur nga helikopteri karafila.
Ky gjest e ka përlotur banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i cili thërriste:
“Donald, të dua!”.
E për këtë surprizë kaq emocionuese për Romeon, Egla Ceno ka patur një koment që e ka nxehur atë. Aktorja e pyeti nëse e kanë lënë më fjalë me Donaldin që të bëjë të njëjtën gjë që Romeo ka bërë për të para dy vitesh.
Egla: E kishit lënë me fjalë me Donin apo të ktheu borxhin?
Romeo: Do ta dish?
Egla: Jam kurioze se nuk më duket normale të përsëritësh të njëjtën gjë që ke bërë ti para dy vjetësh.
Romeo: Po gjykon veprimi i Donaldit?
Egla: Po
Romeo: Nuk paske respekt
Egla: Kam akoma
Romeo: Ke?
Egla: Po, kam akoma
Romeo: Nuk e besoj
Egla: Po besoje, ai e beson
Romeo: Kaq e ulët është ajo që po bën tani
Egla: E keni lënë me fjalë? Mos më përqesh mua se mund të jem gagaçe
Romeo: Nuk je, e shoh që nuk je. Ti je Mel Gibson, ti vetëm nuk po gjen Skocinë. Ti do të shpëtosh Skocinë që nuk e ke
Egla: Skocia ime është ku jam unë
Romeo: Seriozisht?
Egla: Po. O zemra pse nuk përdore një skenar tjetër
Romeo: Po unë jam këtu brenda me ty o shpirt
Egla: Po e keni lënë me fjalë apo jo? Të ka kthy borxhin? Ti e njeh e ke vëlla
Romeo: Pse nuk e pyet kur të dalësh jashtë? A do kesh fytyrë që ti dalësh para?
Egla: Do ta pyes. Po sigurisht
Romeo: Se mos të hahet ty, ti kjo je