“Kam unazën tënde me vete, nuk e kam hequr kurrë që atë ditë…”/ Heidi emocionohet në “BBV3”!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Kam unazën tënde me vete, nuk e kam hequr kurrë që atë ditë…”/ Heidi emocionohet në “BBV3”!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/04//kam-unazen-tende-me-vete-nuk-e-kam-hequr-kurre-qe-ate-dite-heidi-emocionohet-ne-bbv3.jpg)
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Ditën e djeshme, përmes ‘telefonit të erës’ banorët kanë zbuluar të pathënat e tyre ndaj njerëzve që nuk patën mundësi t’u thonë diçka. Gjatë një “telefonate” me gjyshen e ndjerë, Heidi u emocionua.
Ti s’je më qëkur isha e vogël. Është shumë e vështirë. Je gjyshja më e mirë në botë. Je gjithmonë në zemrnn time. Kam unazën tënde me vete, nuk e kam hequr kurrë që atë ditë…