Parashikimi i motit, e premte 26 prill 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin, ndërsa nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash, kryesisht të përqendruara në relievet malore.
Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë në drejtimin e juglindjes e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, fiton shpejtësi deri 7-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
11/20
Diell re
Kukës
10/16
Diell re
Lezhë
10/20
Diell re
Dibër
7/17
Diell re
Durrës
11/22
Diell re
Tiranë
12/22
Diell re
Elbasan
12/22
Diell re
Berat
12/21
Diell re
Vlorë
11/21
Diell re
Korçë
7/12
Diell re
Gjirokastër
11/18
Diell re
Sarandë
12/23
Diell re