Ermal Mamaqit nuk i del inati me Elvana Gjatën, çfarë ka ndodhur mes tyre?!
Artisti i njohur, Ermal Mamaqi, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Cherry on Top”, ku ka ngritur dyshime për një krisje të vogël të shoqërisë apo inat me këngëtaren, Elvana Gjata. Teksa po tregonte një nga videot e tij me më shumë klikime në studion e “Cherry on Top”, të xhiruar në një nga filmat e tij, ku vetë ai dhe Elvana janë aktorë, regjisori thotë diçka për të. Duke qeshur, Ermali u shpreh:
Një videoja e imja para ca ditësh ka shkuar virale dhe sa inat më vjen që ka qenë Elvana aty. Është bërë virale ndërkombëtare dhe ka arritur që të marrë 230 milion shikime. Është një fragment filmi. Më vjen inat se është llogaria ime.
Ndërkohë kujtojmë se Mamaqi dhe Gjata ndajnë një miqësi prej shumë kohësh, ndërsa edhe kanë realizuar shumë bashkëpunime të suksesshme.
Ju rikujtojmë se, artisti Ermal Mamaqi, i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, u pyet për një nga banorët e Big Brother VIP. Juli është një ndër miqtë e tij më të vjetër, me të cilin ka punuar për disa vite. Megjithëse ndan këtë miqësi me të, ai tregon se bën tifo për Heidin.
Po ashtu, ai ka treguar se ka harxhuar 12 mijë dollarë për të ndjekur një trajnim në Florida. Trajnimet që vetë Ermali bën, tregon se fillojnë me mbi 80 euro për person, ndërsa më të shtrenjtat janë për VIP, apo njerëz të biznesit. Për trajnimin e tij të ardhshëm ai thotë se janë të shitura të gjitha biletat, duke treguar kështu suksesin në këtë drejtim.