Largimi nga puna për shkak të bindjeve politike! Gjyqtarja tregon rastin e paditësve: “Kryetar komune…”
Në episodin e shtatë të podcastit të Anila Hoxhës në Top Albania Radio është trajtuar çështja e shkarkimeve nga puna, mbrojtjen e të punësuarve si nënpunës civil kur vlerësohen me notën katër që në rast se përsëritet sjell largimin. Sa të mbrojtur jemi nga punëdhënësit? Eksklusivisht në podcast dalin të dhëna mbi faturën e shkarkimeve të padrejta në adminiatratë që për 10 vjet kap shifrën e përmbi 17 miliardë lekë.
Kjo shifër e lartë tregon se si për dhjetë vjet për qindra të larguar nga puna në institucionet qëndrore, komuna drejtori arsimore, reprate ushtarake e te tjera drejtësia pranoi se ishin larguar në shkelje të ligjit.
Për të diskutuar për këtë çështje për problematikat dhe gjithçka ndeshet në çështjet e marrëdhënies së punës është gjyqtarja Elda Vrionin, një gjyqtare karriere e cila do të shpejgojë gjithçka me detaje. Aktualisht është gjyqtare administrative në Gjykatën e Apelit Administrativ, që është një e vetme në Tiranë.
Pjesë nga intervista:
Anila Hoxha: Cila është pjesa më e vështirë në gjykimet me objekt paditë e marrëdhënieve të punës?
Elda Vrioni: Kur situatat janë të rralla. Si psh. largimi i një anëtari të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ose psh. largimi i një anëtari të AKEP, që është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Anila Hoxha: Po pse duhet bërë diferencën largimi i një punonjësi të tillë?
Elda Vrioni: Specifikat e ligjit. Specifika e ligjit prezanton një rast juridikisht të vështirë përpara gjyqtarit.
Anila Hoxha: Ka një rast që ju vazhdoni zonja gjyqtare ta keni në kujtesë? E keni konsideruar si një rast të vështirë qoftë edhe emocionalisht?
Elda Vrioni: Më kujtohet sesi ka patur kryetar komunash që largonin njerëzit që kishin vite që punonin edhe në shënimin që në aktin e largimit për bindje politike që është në kuptim të ligjit është një motiv abuziv i themi ne.
Anila Hoxha: Është jo kushtetues, jo ligjor?
Elda Vrioni: Pa diskutim që është në kundërshtim të Kushtetutës, që garanton parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit dhe padiskutim në kundërshtim me Kodin e Punës, i cili në fakt penalizon punëdhënësin nëse bën të tilla gabime dhe të largon nga detyra, le të themi sepse ti do shkëputesh për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak ose për shkak se ti ke një përkatësi të caktuar. Ose për shkak sepse ti je në ushtrim të një të drejtë kushtetuese që ti do të marrësh lejen tënde dhe ai të thotë nuk ta jap lejen, por nëse ti insiston unë fare të largoj nga puna. Ka një grup njerëzish që konsiderohen aset, për çdo institucion, për çdo fushë sepse janë specialistë, mund të kenë eksperiencë shumë të gjatë ose mund të prezantojnë vlera të rralla përsa i takon përgatitjes profesionale. Dhe është mirë që të tillë individë të mund të mbështeten dhe të vlerësohen nga të gjithë titullarët. Cilido qofshin ata.
Anila Hoxha: E kanë garancinë nëpunësit sot dhe asetet që të jenë të palëvizshëm?
Elda Vrioni: Në nivel ligji e kanë Anila. Çështja është si ne e zbatojmë ligjin. Pa diskutim.
Anila Hoxha: Zonja gjyqtare, megjithatë është vënë re që në masën 70 %, qytetarët janë fitues të padive me objekt marrëdhëniet e punës. Si shpjegohet kjo dhe çdo të thotë për buxhetin e shtetit?
Elda Vrioni: Në momentin që konstaton që largimi ka qenë në kundështim me ligjin, urdhëron kthimin në pozicionin e punës, ndërkaq do ti paguhet paga, do ti paguhet paga që në momentin që është larguar nga detyra deri në ditën e zbatimit të vendimit të gjykatës. Shumë vendime të tilla dhe duke prezumuar që puna nuk ka reshtur nëpër ato institucione për të njëjtën periudhë, që punëmarrësi në të njëjtën kohë gjyqfituesi kërkon pagën, dikush tjetër ka punuar dhe ka ushtruar detyrën gjatë gjithë kësaj kohe. Kështu, që sigurisht që edhe fatura financiare është e lartë.
Anila Hoxha: Kemi patur edhe raste ku rezulton se punëmarrësi ishte jashtë Shqipërisë dhe ndërkohë rezultonte i punësuar në një institucion shtetëror. Mbaj mend rastin e një punonjësi në Gardën e Republikës.
Elda Vrioni: Ndoshta vite përpara mund të jetë pretenduar por mosparaqitja në detyrë, pra një person që nuk respekton disiplinën në punë është një nga shkaqet më klasike për ti dhënë fund marrëdhënies së punës. Sikundër një tjetër punëmarrës mund të mos ketë kapacitetet për t’iu përgjigjur përgjegjësive të punës dhe mund ti shkaktojë dëme institucionit, sigurisht që zgjidhja është e justifikuar.
Anila Hoxha: Këto janë dy shembujtë tipikë se pse largohen nga detyra punonjësit?
Elda Vrioni: Pastaj ka edhe raste sporadike sepse mund të punosh mirë, por nëse një episod i caktuar, shkelja disiplinore ështe vërtet e rëndë dhe përbën precedent, sigurisht që zgjidhja e kontratës të punës del e justifikuar.