Qyteti italian punon për heqjen e titullit ‘qytetar nderi’ të liderit fashist Mussolini!
Të premten Ustica në Siçili votoi për heqjen e titullit të nderit për animatorin amerikan Walt Disney por objektivi vërtetë i masës duket se është titulli që ende mban Benito Mussolini, ish-diktatori fashist, i cili mbetet ende pas tetë dekadash qytetar nderi në dhjetra qytete e qyteza të Italisë.
Në kohën e fashizmit mijëra bashki e kishin shpallur Mussolini qytetar nderi dhe vetëm pas vitit 1944 qytete si Napoli apo Matera, e liruan veten nga kjo ‘barrë’, të ndjekur më pas nga Arezzo në 1945, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Vitet e fundit shoqata e ish-partizanëve italiane, ka ringjallur përpjekjet për çështjen.
“Shumë bashki nuk janë të ndërgjegjshme se kanë Mussolinin ende qytetar nderi, prej humbjes së arkivave gjatë luftës”, tha përfaqësuesja Natalia Marino. “Disa ndalohen nga hezitimi i partive politike, ndërsa ka gjithshtu ligje që parandalojnë anulimin e titullit per te vdekurit”, shtoi ajo.
Adria, qytezë e rajonit verilindor Veneto, anuloi titullin për Mussolini në 2021 duke ia kaluar atë Giacomo Matteotti, një politikani italian të vrarë nga fashistët në 1924.
Vitet e fundit Nonantola, në Modena, e Bovezzo, në Brescia, së bashku me pak qyteza të tjera kanë hequr titullin e kontestuar.
Por në vende të tjera si Bologna, e konsideruar historikisht bastioni të majtës, ligjet ndalojnë heqjen e titujve të tillë për të vdekurit.
Për këtë arsye Ustica, kaloi ligjin e veçantë për lejimin e heqjes së titujve për të gjithë të vdekurit.
Tashmë të gjithë qytetarët e nderit të Ustica që nuk janë më gjallë, përfshi animatorin e komntestuar amerikan Disney, astronautin Malcolm Scott Carpenter, dhe oqeanografin francez Jacques-Yves Cousteau, e kanë humbur nderin.
Në qytetin e Jesolo, në rajonin Veneto, honorary titulli për Mussolini (i njohur si ‘Il Duce’) kishte ndezur debate prej vitit të shkuar, kur bashkiaku i djathtë Christofer De Zotti refuzoi ta hiqte, duke argumentuar se titulli ishte një “akt historik, që nuk duhet gjykuar me standardet moderne”.