Tornado të papritur mbjellin shkatërrim në shtetin qendror të SHBA!

vovalbania April 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tornado të papritur mbjellin shkatërrim në shtetin qendror të SHBA!

Tornado që u shfaqën papritur gjatë një stuhie në zonat qendrore e perëndimore të SHBA kanë mbjellë shkatërrim mbrëmë duke dëmtuar e rrëzuar shtëpi në shtetet e Nebraska e Iowa, njoftonin mediat e autoritetet.

Një ndërtesë ishte shembur me njerëz brenda dhe qindra të tjera u dëmtuan, shumica në qytezën Omaha në Nebraska.

Kishte disa raportime plagosjesh por jo për viktima deri mëngjesin e sotëm, ndërsa paralajmërime për tornado jepeshin ende sot në Iowa.

Tre njerëz ishin lënduar në Lancaster në Nebraska, kur tornado goditi një ndërtesë industriale duke shembur çatinë. Plagët e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën, thanë autoritetet.

Dëmet më të shumta i shkaktoi tornado në zonat rurale rezidenciale të Omaha, qyteti me 485,000 banorë dhe një zonë të gjerë rrethuese me rreth 1 milionë banorë.

Imazhet në rrjetet sociale tregonin gjithashtu dëme në qytezën Minden, Iowa, rreth 50 km në lindje të Omaha.

Policia dhe zjarrfikësit kishin dalë nëpër banesa për të ndihmuar njerëzit në zonat e goditura, dhe për të kërkuar në vendet ku mund të kishte të bllokuar, tha drejtuesja vendase Kathy Bossman.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE