Horoskopi sot: 29 Prill 2024

vovalbania April 29, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi sot: 10 Prill 2024

Dashi-Pa humor dhe ditë me tension sot. Kjo ndodh për shkak të pozicionit të Plutonit, planetit tuaj kujdestar, i cili ndodhet në një kënd të papërshtatshëm me shenjën e Bricjapit. Jupiteri ju mbështet, por do të ketë humor të luhatshëm dhe disa pengesa të vogla karakteri gjatë ditës.

Demi-Atmosferë që ofron aromat dhe ngjyrat e pranverës. Mërkuri ju mbështet duke kaluar në shenjën tuaj dhe duke ju dhënë freski temperamenti për ta përdorur në çdo situatë. Si dëshmi, marrëdhëniet miqësore janë forcuar dhe shkojnë drejtimin e duhur.

Binjakët-Do të keni gjërat nën kontroll sot dhe do të jeni gati për disa aventura të reja. Në punë do të merrni një lajm të mirë dhe për sa i përket çështjeve financiare, mund të konsideroheni me fat.

Gaforrja-Është koha e duhur që të gjykosh një marrëdhënie në mënyrë objektive. A jeni gati për ta çuar lidhjen në një nivel tjetër? Është koha për të ekzaminuar ndjenjat. Duhet që të merrni një vendim të rëndësishëm.

Luani-Nëse jeni në një lidhje dita do jetë e zakonshme. Nuk do ketë as debate të zjarrta, por edhe as pasion të madh. Në planin financiar duhet shumë punë për ta stabilizuar situatën në të cilën ndodheni.

Virgjëresha-Brenda një kohe shumë të shkurtër do të arrini të përfundoni shumë punë, por sigurohuni t’i dini dhe t’i respektoni limitet tuaja. Ju nuk jeni i pathyeshëm, kështu që kini kujdes.

Peshorja-Nëse keni lindur nga mesi i Tetorit, do të keni tendencën të idealizoni veten dhe ata që ju rrethojnë. Gjatë kësaj dite të hënë çdo gjë do t’ju duket më e mirë dhe do të shihni gjithçka me sy pozitiv. Si gjendja mendore dhe ajo fizike do ju përgjigjen, ndaj mos hiqni dorë nga asgjë me të cilën do përballeni.

Akrepi-Një raport i ri profesional duket se do të bëhet shumë shpejt pjesë e jetës suaj. Në mos sot, në fillim të majit diçka do të ndodhë patjetër. Lumturohuni dhe vazhdoni me përditshmërinë tuaj.

Shigjetari-Forcat qiellore ju bëjnë të jetoni këtë ditë në një mënyrë të qetë dhe plot harmoni. Saturni në Ujor në veçanti, ju dërgon ndikime të dobishme për humor të mirë. Për të lindurit në Dhjetor ka rrezik të për të shtuar egon e tyre të protagonizmit.

Bricjapi-Në qiellin tuaj vizatohen aspekte pozitive planetare. Prania e qëndrueshme e dy forcave krijuese, Plutoni dhe Urani, sjellin aftësi të jashtëzakonshme për sukses. Hëna e vendosur në shenjën e Dashit do të sjellë në pasdite ulje-ngritje në temperamentin tuaj, zakonisht gjithmonë të qetë dhe të ekuilibruar.

Ujori-Në punë do të merrni një lajm të shumë që do t’iu lumturojë. Plani juaj për një punë të re sot do zbatohet, por duhet të merrni një vendim të shpejt dhe pa u menduar dy herë.

Peshqit-Po shpenzoni kohë kualitative me të dashurit. Partneri/ja ka nevojë për dashuri. Në fund të ditës do të shihni pakëz dritë. Ndryshimi është i pashmangshëm./tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE