Kreu i KLP, Alfred Balla në Vetting? Komisioneri Publik kërkon përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vite

vovalbania April 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kreu i KLP, Alfred Balla në Vetting? Komisioneri Publik kërkon përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vite

Në një seancë publike, KPA po shqyrton këtë të hënë ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK-së, i cili ka ndërprerë pa një vendim përfundimtar procesin e Vettingut për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla për kohën para 8 vitesh kur ka qenë ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë.

Komisioneri është dakord me ndërprerjen, por kërkon që për 15 vjet Balla të mos zgjidhet gjyqtar, prokuror etj., pasi lirimin e tij nga Gjykata e Lartë, pra vullnetin e tij e barazon me rastet kur magjistratët japin dorëheqje.

Balla e kundërshtoi kërkesën e komisionerit dhe e quajti ankimin si “antiligjor dhe të pakuptimtë nga ana ligjore”.

“Nuk e di nga është nisur Komisioneri të bëjë ankim, në cilën tavolinë”, – tha Balla.

Ballës i tërhoqi vëmendjen kryesuesja e trupës gjykuese Ina Rama, e cila tha se ai nuk mund të shprehte vlerësime personale.

Ndërkohë, pala mbrojtëse e Ballës, avokatja Etleva Sherifi argumentoi se Balla nuk mund të jetë Subjekt Rivlerësimi.

Sipas avokates, Ballës i ka mbaruar marrëdhënia e punës në vitin 2017 dhe kësisoj nuk mund të jetë subjekt, jo me dëshirën e tij, por ai është larguar nga Gjykata e Lartë asokohe.

Alfred Balla u zgjodh në KLP, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile, ndërkohë që ai me herët ka mbajtur postin e këshilltarit ligjore të Gjykatës së Lartë në vitin 2007.

Ndërkohë që Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Vettingut për Ballën, duke rikthyer në vëmendje se kreu i KLP nuk gëzon statusin e magjistratit.

Në përfundim të mandatit, Alfred Balla kërkon që të ushtrojë funksionin në një prej prokurorive të Apelit, por sipas Komisionerit Publik, kreut të KLP-së, i duhet hequr e drejta për 15 vite te ardhshme për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë, pasi nuk gëzon statusin e magjistratit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të japë vendimmarrje për çështjen e kreut të KLP.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE