Mbappe synon lamtumirën perfekte, PSG fokusin vetëm te Dortmund!
PSG arriti që të fitonte titullin e 12-të kampion këtë edicion, duke konfirmuar dhe një herë se është kthyer në një superfuqi në kampionatin francez. Luis Enrique bëri detyrën minimale që në sezonin e parë, duke arritur që të shtojë trofeun më të rëndësishëm në Francë në palmaresin e Parisit.
Tani fokusi kampionëve të Ligue 1 do të jetë një dhe i vetëm, të fitojë trofeun që aq shumë e dëshiron: Champions League. PSG do të përballet me Dortmundin në gjysmëfinale dhe së paku, në letër, konsiderohet favorite. Enrique do të ketë luksin të mendojë vetëm për takimet e Ligës së kampioneve dhe në tri takimet e fundit në kampionat, të aktivizojë lojtarët që kanë gjetur më pak hapësira.
Kylian Mbappe po ashtu do e ketë një motiv më tepër triumfin në Champions, pasi në fundin e këtij edicioni do të lërë Parisin. “Ylli” francez, dëshiron t’i bëjë dhuratën që e duan më shumë, para se të nisë një aventurë të re. Mbappe këtë edicion është shënuesi më i mirë në kampionat, ndërkohë që në Champions ka shënuar 8 gola në 10 ndeshje. E sigurt është që PSG është më i uritur se kurrë më parë për të marrë trofeun e parë të Champions League.
Jemi shumë pranë titullit kampion dhe është një moment i veçantë. Sinqerisht nuk e kisha menduar një skenar kaq pozitiv, kemi bërë një sezon shumë të mirë dhe jam i lumtur. Përfundimi i këtij sezoni është shumë motivues për ne. Mbappe? Ne kishim një skuadër të re këtë sezon, me shumë lojtarë që erdhën në fillim të edicionit dhe ndërtimi vazhdon. Jam i bindur se sezonin e ardhshëm do të jemi më mirë, ky është mesazhi që dua t’u dërgoj lojtarëve të mi.