Reagimi i parë i Luiz Ejllit pasi u bë baba, ka një mesazh për të gjithë (VIDEO)

vovalbania April 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagimi i parë i Luiz Ejllit pasi u bë baba, ka një mesazh për të gjithë (VIDEO)

Ditën e sotme, Luizi dhe Kiara, u bënë prindër për herë të parë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram dyshja ndau lajmin e mrekullueshëm duke bërë me dije gjithashtu dhe emrin e vogëlushes, Luna Mari Ejlli.

Pas urimeve të përzemërta të marra ditën e sotme, Luizi ka bërë reagimin e parë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, mes emocionesh ai falenderon për urimet e ardhura prej të gjithëve dhe shprehet:

“Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara ‘po’, por më vjen keq t’i them Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra kështu që është fakt. Keni për ta kuptuar kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë. Zoti ju bekoftë dhe shihemi nesër!”, teksa lajmëron se nesër në orën 6 të pasdites do të zhvillojë një videolive së bashku me Kiarën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64092 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE