Ankesat e meshkujve në terapinë në çift!
Burrat kanë ankesat e tyre në seancat e terapisë në çift. Ata ankohen kur bashkëshortja nuk i vlerëson, kur ajo ka përparësi të tjera dhe kur intimiteti fillon të bëhet i njëanshëm. Tre psikoterapistë që punojnë me çiftet, zbulojnë disa problemet më të mëdha që burrat thonë se kanë hasur në martesat e tyre.
“Burrat flasin shumë rreth faktit se sa e padrejtë është që prej tyre pritet të dinë saktësisht se çfarë kanë në kokë gratë, si ndihen ato apo çfarë mendojnë”-thotë Marcia Naomi Berger, një psikoterapiste dhe autore e librave për këtë tematikë. Pastaj, kur bashkëshorti e keqkupton situatën, gratë mendojnë se ai është disi jo i përshtatshëm.
Është shumë e padrejtë që gratë mendojnë se partneri duhet ta dijë si ndihen dhe çfarë duan dhe se ato nuk duhet t’ia tregojnë vetë atij se çfarë po kalojnë në atë moment. Gratë duhet të jenë të drejtpërdrejta ndaj burrave dhe të inkurajojnë bashkëshortin, duke e lënë të futet në mendjen e tyre. Më pas është në dorën e tij se si do të reagojë. Ai është gati të flejë gjumë dhe pastaj bashkëshortja e tij kthehet nga ai dhe i zbraz të gjitha problemet e shtëpisë apo marrëdhënies, të cilat, sipas saj, duhen zgjidhur menjëherë. Gjumi largohet. Mund të duket si një problem i vogël, por shumë burra në dhomat e konsultimit e kanë këtë një ankesë të përhershme.
Për të shmangur këto, këshilluesit e martesave ju sugjerojnë që të përqendroheni te problemet familjare pas pune apo pas ngrënies së darkës. Kur flasin me një burrë që ka tradhtuar, ekspertët thonë se ankesa më e madhe është jo mungesa e kënaqësisë në jetën seksuale, por ndjesia e të qenit i nënvlerësuar nga gratë. Problemi është se shumë gra mendojnë se nëse e mbivlerësojnë burrin, ai do të ketë më pak dëshirë për të qenë me të. Por, në fakt, është e kundërta. Burrat janë më energjikë, kur gratë e tyre i vlerësojnë.
Për të qenë një skuadër e dobishme në jetën familjare dhe kudo, duhet t’i dilni krah njëri-tjetrit. Disiplinimi i fëmijëve është një çështje shumë e rëndësishme. Një numër i madh burrash ankohen se kur ata u flasin ashpër fëmijëve, partnerja e tyre nuk i mbështet. Kjo gjë, jo vetëm që i bën ata të ndihen në anën e gabuar, por edhe keq përpara fëmijëve. E mira është që çifti të shmangë deklaratat e kundërta përpara fëmijës.
Seksi mund të mos jetë aq pasionant sa dikur, por shumica e çifteve kanë nevojë ende ta kenë prioritet. Burrat shpesh ankohen se po fillojnë të ndihen si shokë dhome, në vend të bashkëshortëve. Gratë e tyre nuk duken më të interesuara për seks. Ankesa më e madhe është aspekti i intimitetit.
Kërkimet tregojnë se burrat që i ndajnë punët e shtëpisë dhe detyrimet ndaj fëmijëve, kryejnë më tepër marrëdhënie seksuale me gratë e tyre. Në seancat e terapisë, burrat tregojnë se në një pikë të jetës së tyre bashkëshortore, ndiejnë se martesa e tyre është vetëm një ndër shumë angazhimet e bashkëshortes. Për të rindërtuar ndjesinë e partneritetit, specialistët këshillojnë që të dilni si çift të paktën një herë në javë.
Çiftet duhet të marrin kohën e duhur për t’u qetësuar dhe për të dëgjuar njëri-tjetrin nën një atmosferë më të përshtatshme. Takimet romantike janë një mënyrë shumë e mirë për të shtuar intimitetin dhe për të rilidhur dy njerëz tepër të ngarkuar nga përgjegjësitë.