Isli Islami në “Big Brother Radio”: Pati një lloj lumturie te të tjerët që do dilte njëri prej Heidit dhe Romeos!
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. I ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte Isli Islami, i cili bëri një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Ndërkohë, teksa komentoi nominimin e Eglës, ai bëri gjithashtu një analizë të lojës së banores.
Dëshira është për të parë ngjarje e dinamika aty. Më shumë i tronditur m’u duk Romeo. Kush ka shpenzuar mbi 100 ditë me Eglën, duhet ta dinte që Egla s’do çonte në nominim për të larguar Heidi nose Romeon. Ajo nuk eleminon në këtë formë lojtarët. Ajo do t’i eleminojë në finale. Pati një lloj lumturie te të tjerët që do dilte njëri prej të dyve.