Për juve që doni t’ju zhduken puçrrat brenda natës!
Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund të eliminojnë puçrrat. Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi që janë të bezdisshme dhe aspak tërheqëse. Ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda nate. Fjala është për metodën me aspirinë.
Përgatitni një pastë me tableta të shtrydhura të aspirinës dhe me disa pika ujë. Pastën aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta. Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën. Mund ta përsërisni si trajtim një ose dy herë në ditë, derisa puçrra të largohet. Aspirina përmban një substancë të quajtur acid acetilsalicilik. Ndonëse ky përbërës lidhet me acid salicilik, nuk është e njëjta gjë.
Acidi salicilik ka efekte tharëse që mund të largojë vajin e tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke ndihmuar në pastrimin e njollave të puçrrave. Është një trajtim i mirënjohur për aknet e lehta, megjithëse Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) tregon se provat klinike që demonstrojnë efektivitetin e saj janë të kufizuara. Përdorimi i tepërt i aspirinës nga ana tjetër mund të thajë lëkurën, gjë që mund të shkaktojë largimin e vajrave natyralë të lëkurës.
Aspirina shpesh përshkruhet nga mjekët për të trajtuar një nga format më të zakonshme të goditjes në tru. Janë dy lloje të goditjes në tru, iskemike (shkaktohet nga një mpiksje gjaku që bllokon rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në tru) dhe hemorragjike (kur një person përjeton gjakderdhje brenda ose rreth trurit, duke ndërprerë rrjedhën e gjakut dhe duke vrarë qelizat).
Derisa njerëzit plaken, rreziku i mpiksjes së gjakut rritet, gjë që rrit rrezikun e goditjes iskemike, forma më e shpeshtë, e cila përbën 85% të të gjitha rasteve. Për ta luftuar rrezikun, mjekët shpesh do të përshkruajnë doza të vogla ditore të aspirinës, pasi mund të ndihmojë në hollimin e gjakut. Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se ilaçi mund të bëjë pak për të parandaluar gjendjen vdekjeprurëse dhe në fakt mund ta rritë rrezikun e gjakderdhjes në tru.