Aktori Martin Freeman habit me deklaratën e tij: “Kam hequr dorë nga të qenurit vegjetarian pas 38 vitesh…”

vovalbania May 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori Martin Freeman habit me deklaratën e tij: “Kam hequr dorë nga të qenurit vegjetarian pas 38 vitesh…”

Martin Freeman ka zbuluar se ka hequr dorë nga të qenurit vegjetarian pas 38 vitesh, pasi produktet e zëvendësimit të mishit janë shumë të përpunuara. Ylli i ‘Sherlock’ e pranoi se i është kthyer ngrënies së mishit. 52 vjeçari ishte bërë fillimisht vegjetarian gjatë kohës sa ishte adoleshent, pasi siç thotë ai nuk ishte “kurrë rehat” me ngrënien e mishit të kafshëve.

Sidoqoftë, ai pas kaq shumë vjetësh ka ndryshuar mendje, pasi po përpiqet të hajë më pak ushqime të përpunuara dhe të kënaqet me ato që ai pëlqen. “Unë më nuk jam vegjetarian. Jam bërë në janar të vitit 1986”-deklaroi aktori i njohur gjatë një emisioni. Freeman është një aktor shumë i famshëm i njohur për paraqitjen e tij në filmin The Hobbit: An Unexpected Journey dhe sidomos edhe në serialin Sherlock.

Një hulumtim i ri që përfshin 10 milionë njerëz dhe shënon analizat më të gjera deri më tani, ka zbuluar një lidhje alarmante midis dietave të pasura me ushqime ultra të përpunuara dhe 32 problemeve shëndetësore, duke përfshirë kancerin, diabetin e tipit 2 dhe çrregullimet e shëndetit mendor. Studiuesit pohojnë se konsumimi i vakteve të gatshme, drithërave me sheqer dhe bukës së prodhuar në masë mund të jetë i dëmshëm për çdo aspekt të trupit.

Ky studim historik gjeti prova bindëse se konsumi i lartë i UPF-ve lidhet me një rrezik 50% më të madh për të vdekur nga një atak në zemër ose goditje në tru. Rreziqet shtriheshin në një rritje prej 40-66% të gjasave të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, obeziteti, kushtet e mushkërive dhe problemet e gjumit. Ekspertët paralelizojnë ushqimet ultra të përpunuara dhe cigaret, duke theksuar domosdoshmërinë e politikave publike për të frenuar marrjen e tyre.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65727 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE