Dropull, çifti i të moshuarve gjendet i vdekur, me shenja dhune në trup!

vovalbania May 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dropull, çifti i të moshuarve gjendet i vdekur, me shenja dhune në trup!

Dy të moshuar u gjetën të pajetë, me shenja dhune në trup, dyshohet për krim në familje. Për momentin, nuk ka shumë informacione lidhur me krimin makabër të ndodhur në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Kosta e Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88-vjeç humbën jetën nga dhuna barbare në banesën e tyre.  Policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Fillimisht u mendua për një grabitje, por hetuesit nuk kanë gjetur asnjë element që të mbështesë këtë variant, ndaj dhe u përjashtua pista e grabitjes me dhunë. Dera e jashtme e banesës nuk ka pasur dëmtime dhe as dritaret nuk kanë pasur shenja që evidentojnë se është fjala për një grabitje e më shumë dyshohet për krim në familje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet  intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE