Parashikimi i motit, e enjte 2 maj 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa, me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me kthjellime, si edhe me alternime të herëpas’hershme vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Duke filluar prej orëve të para të mëngjesit pati reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit.
Lokalisht e në periudha afatshkurtra, reshjet janë në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull/mjegullinë pati në orët e mëngjesit në zonat luginore e ka në momentin e reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtim nga jugperëndimi e me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
14/24
Diell re shi
Kukës
9/20
Diell re shi
Lezhë
14/24
Diell re shi
Dibër
7/19
Diell re shi
Durrës
13/25
Diell re shi
Tiranë
16/26
Diell re shi
Elbasan
14/27
Diell re shi
Berat
12/28
Diell re shi
Vlorë
14/26
Diell re shi
Korçë
10/19
Diell re shi
Gjirokastër
11/24
Diell re shi
Sarandë
14/25
Diell re shi