“Bebi im s’ka naze, ka gusto…”/ Sara Gjordeni poston foton duke ngrënë pjatën tradicionale shqiptare!
Sara Gjordeni ka zbuluar pak kohë më parë se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Bardhi Idrizi, do të bëhen prindër për herë të parë. Ish-banorja e “Big Brother VIP3” është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e saj ndan momente të ndryshme nga përditshmëria. Por jo vetëm kaq, pasi Sara nuk ka ngurruar të ndajë me fansat edhe detaje nga shtatzënia.
Një ditë më parë, Gjordeni postoi në “Instastory” një foto ku tregonte se po hante bukë dhe fasule. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte shkrimi krahas këtij imazhi:
“Bebi im s’ka naze o vlla, ka gusto”.
Ndërkohë Sara më herët ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka shumë qejf të gatuaj dhe bën ushqime të ndryshme dhe të shijshme. Nga ana tjetër kujtojmë se ajo dhe këngëtari i njohur u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, ku edhe nisën romancën. Edhe pse patën debate të shumta, ata gjithmonë e gjetën rrugën për te njëri-tjetri.
Ndërsa teksa ishin të ftuar në emisionin “Cherry on Top”, Bardhi i ka propozuar Sarës dhe ajo u përgjigj “Po”. Madje së fundmi kanë nisur aludimet se çifti i ka dhënë fund beqarisë, pasi ish-banorja ka vendosur mbiemrin e këngëtarit në profilin e saj në “Instagram”.