Juli shpërthen në lot/Çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”?!
Banorët e “Big Brother VIP 3” janë surprizuar mbrëmjen e kaluar nga Vëllai i Madh. Pasi lexuan mesazhet në “Big Love”, ata kanë parë edhe puntatën e parë të spektaklit, ku nuk kanë munguar emocionet dhe lotët.
Banori që u prek më shumë nga të gjithë ishte Jul Deda i cili pa klipin ku përmendte dhe babanë e tij. E teksa në klipin e prezantimit përmendte të atin e ndjerë, aktori i njohur nuk i ndaloi dot lotët.
Në momentin kur u shfaq në monitor pamja e tij me të atin Zef Deda, Juli u prek dhe duke fshirë lotët shprehu se sa shumë i mungon dhe sa i mërzitur ndihet për largimin e tij nga kjo botë. Në një moment gjatë klipit Juli tha:
Nëse babai im do ishte gjallë sot, ai sigurisht do më kishte mbështetur me të dyja duart. Para se të largohej nga jeta unë e kam diskutuar me të dhe më tha patjetër. “Në qoftë se ndodh që të futesh mos e tradhto Julin”, këtë më tha dhe unë do mundohem ta zbatoj porosinë e tij dhe finale që ne të jemi të qeshur dhe unë do jem i qeshur dhe do përpiqem të bëj sa më shumë për të qeshur sepse kjo do ishte dëshira e tij.