Pas sherreve në BBV, Donaldi i shkruan letër Einxhel Shkirës

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas sherreve në BBV, Donaldi i shkruan letër Einxhel Shkirës

Einxhel Shkira teksa ishte e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, ku foli për jetën e saj si nënë, partnere dhe karrierën.

Ishte e papritur teksa Einxhel i erdhi edhe një surprizë e papritur nga Donaldi. Me anë të një letre, Donaldi, me batuta  dhe disa rikujtime për debatet që kanë pasur në “Big Brother VIP Albania 1”, i kërkoi të bëjnë paqe.

“Përtej shakave, gjithmonë të kam vlerësuar dhe respektuar për karakterin luftarak. Ju përqafoj të treve. P.S.: Sinqerisht, vendin e dytë e meritoje ti, jo Iliri”, e mbylli letrën Donald Veshaj, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Pra, Einxhel dhe Donaldi janë zyrtarisht të pajtuar pas zënkave të vazhdueshme që nisën në BBV1.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE