U bë meme në gjendje të dehur brenda “BBV2”, nata që i ndryshoi jetën Efit!
“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.
E ftuar këtë mbrëmje në “Cherry on Top” Efi Dhedhes kujtoi edhe një herë eksperiencën e saj në “BBV2”, ku ishte edhe një nga finalistet e atij edicioni. Efi ka lënë të nënkuptohet se e dehura e asaj nate i ka kushtuar shumë pasi kjo ishte një ndër arsyet se pse ajo dhe i dashuri i saj i kanë dhënë fund marrëdhënies.
Bora: Di një histori unë që të ka kushtuar shumë kjo nata që ke pirë shumë një herë.
Efi: Cfarë më ka kushtuar?
Bora: Të ka kushtuar jashtë, në jetën tënde, një ndryshim shumë i madh ndodhi, vetëm nga një natë që pive shumë.
Efi: Nuk ishte aq i madh, ishte një debat por kaloi.
Bora: Ndryshim i madh ishte pasi aty u mbyll historia e dashurisë.
Efi: Unë mendoj që jeta personale është personale dhe për aq kohë sa personi që ti ke në krah është një njeri i thjeshtë dhe nuk e ka dëshirën për të patur të njëjtën vëmendje që ti kë, atëherë është problem. E ndjeva me partnerin tim, e ndjeva edhe me shoqërinë time.