U përplas nga shoferi i dehur/ Solidarizim me kameramanen e Top Channel, dashuria për banorët në “Big Love” do të shkojë në ndihmë të saj!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përplas nga shoferi i dehur/ Solidarizim me kameramanen e Top Channel, dashuria për banorët në “Big Love” do të shkojë në ndihmë të saj!

“Big Brother VIP” solidarizohet me kameramanen Neli Lleshi, e cila teksa kthehej për në shtëpi pas punës në spektaklin e së martës, u aksidentua nga një shofer që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Vëllai i Madh, përmes një zarfi, njoftoi banorët se shuma e grumbulluar nga mesazhet që ndjekësit dërgojnë për ta në “Big Love”, do të shkojë për 28-vjeçaren e aksidentuar.

Për fat të keq, pas Prime-t të ditës së martë, e vetmja kameramane vajzë në Top Channel, Neli Lleshi, është aksidentuar teksa kthehej në shtëpi me motorin e saj. Neli është 28 vjeç dhe jeton me mamanë dhe vëllanë. Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën dhe Top Channel është siguruar t’i qëndrojë në dispozicion Nelit dhe familjes së saj me të gjitha nevojat që mund të kenë. Megjithatë, Big Brother, në kuadër të lojës, por edhe përtej saj, ka pjesë të formatin edhe shprehjen e dashurisë dhe solidaritetit në mënyra të ndryshme. E meqenëse dashamirësia e publikut drejt jush është shumë e madhe, Vëllai i Madh ju fton ju dhe të gjithë publikun që këtë javë në ‘Big Love’, e gjitha dashuria drejtuar banorëve të shkojë në ndihmë të Nelit, e cila ju ka ndjekur në 32 Prime të kaluar, duke i ardhur kështu në familjes dhe për të treguar që ‘Big Brother’ është i të gjithëve dhe e pret Nelin të kthehet më e fortë.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, kur e reja që udhëtonte me motor, u përplas nga Jurgen Cela, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit dhe në kundërvajtje në Rrugën e Durrësit. Pasi e hodhi dhjetëra metra në ajër, Cela nga Fushë Kruja u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të aksidentuarës, të cilën disa kalimtarë e çuan në spital.

Ndërkohë, të premten, Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë 28-vjeçarin pa asnjë argument. Pavarësisht se për Policinë Rrugore të Tiranës dhe Prokurorinë e kryeqytetit, Jurgen Çela është plotësisht fajtor për rastin, Gjykata e caktoi për të masën detyrim paraqitje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE