Edhe gripi i shpendëve është kinez, rreziqet që kanosen!

vovalbania May 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe gripi i shpendëve është kinez, rreziqet që kanosen!

Gripi i shpendëve ka prekur kafshët e egra rreth e rrotull botës dhe tani është duke u përhapur edhe te lopët. Në rastet e pakta te njerëzit, ka qenë jashtëzakonisht vdekjeprurës.

“Nëse nuk e studiojmë nivelin e përhapjes së tij, atëherë ne nuk mund t’u tregojmë njerëzve për pasojat. Nuk duhet ta lëmë të na rrëshkasë situata nga duart”, njoftoi një grup patologësh të udhëhequr nga Lineke Begeman.

Ajo thotë se relativisht pak njerëz janë infektuar me këtë virus, por ai ka një shkallë të lartë të vdekjes: më shumë se 50% e njerëzve të infektuar kanë humbur jetën.  Për më tepër, ndikimi të kafshët ka qenë shkatërrues.

Që kur është identifikuar për herë të parë, H5 i gripit të shpendëve dhe variantet e tij kanë çuar në vdekjen e mbi gjysmë miliardi të shpendëve të fermave.

Prej nga vjen gripi i shpendëve?

Shkencëtarët thonë se rajoni Guangdong i Kinës jugore është mozaik i liqeneve, lumenjve dhe moçalishteve. Këto mjedise ujore janë shtëpi e shpendëve ujorë, që natyrisht janë bartës të gripit të shpendëve me patogjenitet të ulët.

Por qëndrimi për një kohë të gjatë aty dyshohet se krijoi edhe virusin H5N1. Në vitin 1996, një rosë e fermës në atë zonë është bërë shpendi i parë që u diagnostikua me virusin e ri me patogjenitet të lartë, të njohur si H5N1.

“Gripi i shpendëve është sëmundje tipike e shpendëve të fermës, që nuk shfaqej më parë në botën e egër. Por befasia e kohëve të fundit, është se ky lloj virusi ka filluar të përhapet te shpendët e egër dhe kjo e ka lejuar të përhapet në të gjithë botën”, thonë studiuesit.

Edhe pse shpendët e kanë ndihmuar virusin të dalë shumë jashtë Kinës, “njerëzit janë problemi i vërtetë”, paralajmërojnë shkencëtarët. Arsyeja është e thjeshtë: kërkesa në rritje e njerëzimit për mish të shpendëve të fermës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE