661 autorë të dyshuar veprash penale në pranga në prill!

vovalbania May 06, 2024 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
661 autorë të dyshuar veprash penale në pranga në prill!

95 operacione dhe 661 të arrestuar, policia bëri bilancin për muajin e kaluar. Ndër të tjera njoftoi se ndërhyrja në kohë, në 6 raste parandaloi ngjarje të mundshme kriminale e përshkallëzime të konflikteve për motive të dobëta. Po ashtu, u zbardhën 4 vënie lëndësh eksplozive në subjekte/banesa e 17 vjedhje, 3 prej tyre me anë të armëve imituese.

Njoftimi: 

🚨Strukturat e Policisë së Shtetit, angazhim maksimal dhe punë operacionale intensive gjatë këtij muaji, për goditjen e veprimtarive kriminale, garantimin e rendit dhe sigurisë, në të gjithë vendin.

🚨95 operacione policore janë zhvilluar dhe 661 autorë të dyshuar veprash penale, janë vënë në pranga, si rezultat i punës së vazhdueshme, të bazuar në inteligjencën policore, bashkëpunimin me qytetarët dhe në zbatimin e masave të hartuara në kuadër të planeve operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”.

🚨11 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime të tjera, janë vënë në pranga si rezultat i operacioneve të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

🚨10 shtetas të tjerë të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstraduan si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, grekë, britanikë, italianë dhe gjermanë.

🚨60 shtetas që ishin në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale, janë kapur dhe vënë në pranga, në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve të pandërprera dhe administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

🚨20 armë zjarri, 13 armë gjahu/sportive, 7 mina me telekomandë, 22 kapsolla detonatore, 9 kallëpe me lëndë plasëse, 8 maska dhe 25 armë të ftohta, janë sekuestuar si rezultat i operacioneve për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve në ambiente të ndryshme.

🚨66 kilogramë kanabis, 5200 fara kanabisi, qindra doza kokaine dhe heroine, 180 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, janë sekuestruar si rezultat i operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve.

🚨Plani i posaçëm kundër kultivimit të cannabisit, që në fazë fillestare, goditi 4 raste të shitjes së farave të kësaj bime dhe 4 raste të përshtatjes së ambienteve për kultivimin e tyre, në të cilat u gjetën dhe u asgjësuan reth 3400 fidanë/bimë narkotike.

🚨Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, në 6 raste, ka parandaluar ngjarje të mundshme kriminale dhe parandalimin e përshkallëzimeve të konflikteve për motive të dobëta.

🚨Puna hetimore profesionale e strukturave të Policisë, ka zbardhur 4 raste të vënies së lëndëve eksplozive në subjekte/banesa dhe 17 raste të vjedhjeve të ndryshme, 3 prej tyre të kryera me anë të armëve imituese.

🚨Në fushën e krimeve ekonomike janë zhvilluar 7 operacione, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar 1 automjet me vlerë 100 000 euro, 13 statuja dhe ikona, bizhuteri dhe mallra të kontrabanduara. Njëri prej operacioneve zbuloi në Yzberisht, një subjekt (firmë) ku falsifikoheshin dokumente.

🚨2 makineta, 1 kompjuter dhe 25 celularë u sekuestruan nga Policia, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme që ishin përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.

🚨Në fushën e krimeve kundër mjedisit, janë goditur 40 raste dhe janë sekuestruar kallëpe me lëndë plasëse dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për peshkimin e paligjshëm, mjete që përdoreshin për prerjen e pyjeve apo për nxjerrjen e gurëve dekorativë. Në prag të sezonit turistik, Policia ka rritur vigjilencën ndaj ndërtimeve të paligjshme që kryhen kryesisht në zonat turistike, me qëllim përfitimin.

🚨Rritja e numrit të turistëve, i ka angazhuar shërbimet e Policisë, përveç punës për garantimin e sigurisë, edhe me gatishmërinë për t’iu dhënë ndihmë, në raste nevoje. 22 turistë që kishin mbetur në bllokuar duke eksploruar vendet turistike, në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë, për shkak të terrenit të vështirë, mungesës së orientimit apo pamundësisë për të lëvizur, u gjetën dhe u ndihmuan nga Policia.

✅3 operacione të zhvilluara nga Policia e Shkodrës, e Korçës dhe e Gjirokastrës, goditën veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë.

✅Në të janë gjithë vendin janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë, 120 shtetas, për dhunë në familje.

✅Policia Kufitare, krahas punës për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, ka goditur edhe:

-50 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 5 raste të falsifikimit të dokumenteve, 8 raste të kontrabandës së mallrave, 4 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 9 raste të mosdeklarimit të parave. Për rastet e fundit janë sekuestruar 104 600 euro dhe 12 300 franga.

✅Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

🚨Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:

✔Janë vënë në pranga 189 drejtues mjetesh, nga të cilët 128 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 61 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi;

✔Janë pezulluar 285 leje drejtimi, nga të cilat 185 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 30 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 70 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në njësitë e Policisë, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE