Donald Trump gjobitet sërish për shkelje!

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Trump gjobitet sërish për shkelje!

Gjykatësi Juan M. Merchan e ka gjobitur sërish ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me 1000 dollarë gjobë për shkelje e urdhrit që të mos flasë publikisht për dëshmitarët, raporton agjencia “AP”.

Ai është paralajmëruar se në rast të shkeljes së ardhshme do të dënohet me burgim.

Merchan tha se deklarata e Trumpit “kërcënon të ndërhyjë në administrimin e drejtë të drejtësisë dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit”.

“Nuk mund të lejoj që kjo të vazhdoj. Sado që nuk dua të marrë vendimin për të sanksionuar me burgim, dua që ju ta kuptoni se do ta bëj nëse është e nevojshme”, tha Merchan.

Prokurorët e akuzuan Trumpin për katër shkelje, por gjykatësi vendosi se vetëm një ndodhi.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump më herët është gjobitur me 9 mijë dollarë nga një gjykatë në Nju Jork pasi shkeli një urdhër të gjykatësit mbi ndalimin e postimeve në rrjetin e tij social “Truth Social” mbi gjyqtarët dhe dëshmitarët ndaj tij në gjyqin për mashtrimin me taksat.

Gjyqtari Juan Merchan, përmendi nëntë shkelje që Trump kishte bërë me fyerjet ndaj gjyqtarëve në rrjetin e tij social dhe e gjobiti atë me nga 1 mijë dollarë për çdo shkelje.

Trump është paralajmëruar se mund të përfundojë në burg nëse vijon të shkelë vendimet e gjyqtarit. Çdo shkelje e ardhshme e Trump mund të pasohet nga gjoba të majme ose burgim deri në 30 ditë për ish-presidentin amerikan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65709 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE