Julia Ilirjani për finalen e BBV: “Nuk më duket viti i një gruaje”!

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Julia Ilirjani për finalen e BBV: “Nuk më duket viti i një gruaje”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Julia Ilirjani, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Si e komenton ajo zgjedhjen e Eglës për të nxjerrë në televotimin Heidin dhe Romeon, ku njëri prej tyre do të zgjidhej finalisti i parë?

Ajo ka bërë llogarinë e saj njëherë meqënëse flitet se është viti i një gruaje. Pastaj në qoftë se është viti prap i një burri, atëherë për Eglën është më me interes të fitojë Romeo, sepse me vëllezërit ka punuar dhe ka interesa pune. Kaq. Edhe del mirë nga të gjitha anët.

Kush e fiton BBV sipas saj?

Nuk e di, por më vjen keq që nuk më duket viti i një gruaje akoma. Domethënë të paktën këto të dyja që e pretendojnë fort. Roza, Françeska do më pëlqenin të ishin këto të dyja në finale me të thënë të vërtetën në vend të dy pretendenteve (Eglës dhe Heidit). 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE