Kur do futet babai i Heidit në “BBV3”? Daja i banores flet për të: “Po e mendon…”

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur do futet babai i Heidit në “BBV3”? Daja i banores flet për të: “Po e mendon…”

Ditën e djeshme ka qenë i ftuar në “Fan Club Big Brother VIP” daja i Heidi Bacit, i cili ka komentuar rrugëtimin e mbesës së tij në reality show. Ai u shpreh se banorja është njësoj si në shtëpinë e saj, si në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sipas dajës së Heidit, i vetmi problem i saj është gjuha, pasi duhet që mendimet në italisht t’i përkthejë në shqip.  Ndërsa i pyetur në lidhje me romancën e saj me Romeo Veshajn, ai tha që ‘mjafton të ketë dashuri’.

Enxhi Nasufi: Si ndiheni që do keni një dhëndër nga Vlora?

Daja i Heidit: Pse është ky paragjykim? Mjafton të ketë dashuri.

Enxhi: Babain e Heidit do e shohim?

Daja i Heidit: Po mendohet. Nuk është njeri i televizionit, e vetmja herë që ka ndërhyrë është për ta ndihmuar.

Enxhi: Mendon që Heidi kësaj radhe ka bërë një rrugëtim më të bukur duke e krahasuar me “Grande Fratello”?

Daja e Heidit: I vetmi problem është gjuha, duhet t’a përkthejë mendjen nga italishtja në shqip. Po të ishte në italisht nuk do kishte asnjë keqkuptim. Si në shtëpi, si atje në “Grande Fratello”, si në “BBV”, Heidi është vetvetja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE