Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud tregon gabimin që gratë bëjnë në një marrëdhënie romantike!
Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud ka lënë pas shumë citate që do t’ju bëjnë të mendoni me kujdes për marrëdhënien tuaj me partnerin. Ai u dha këshilla të mençura grave që duhet të adoptojnë kur zgjedhin një partner me të cilin planifikojnë të kalojnë pjesën e mbetur të jetës.
“Gruaja nuk duhet ta dobësojë një mashkull, por ta relaksojë”, ka thënë dikur psikoanalisti i famshëm, duke treguar gabimin e zakonshëm të shumicës së grave që përpiqen të “zbutin” partnerin e tyre. Këshilla e Frojdit për gratë është të harrojnë përpjekjet për ta inkurajuar atë të bëjë “gjëra të mëdha”.
Ndoshta i zgjedhuri juaj nuk është gati të “pushtojë botën”. Do të lodheni shpejt nga përpjekjet dhe presionet e vazhdueshme. Keni nevojë për një partner që rrezaton energji jetësore dhe është vetë gati për të. Ju nuk keni nevojë t’i tregoni atij se çfarë të bëjë. Ai do të bëjë tri herë më shumë nëse nuk i bëni presion. Ju takon juve ta mbështesni atë në mënyrë diskrete. Një partner i tillë do të bëjë gjithçka që ka për t’ju bërë të lumtur. Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët.
Burrat kanë ankesat e tyre në seancat e terapisë në çift. Ata ankohen kur bashkëshortja nuk i vlerëson, kur ajo ka përparësi të tjera dhe kur intimiteti fillon të bëhet i njëanshëm. Tre psikoterapistë që punojnë me çiftet, zbulojnë disa problemet më të mëdha që burrat thonë se kanë hasur në martesat e tyre.
“Burrat flasin shumë rreth faktit se sa e padrejtë është që prej tyre pritet të dinë saktësisht se çfarë kanë në kokë gratë, si ndihen ato apo çfarë mendojnë”-thotë Marcia Naomi Berger, një psikoterapiste dhe autore e librave për këtë tematikë. Pastaj, kur bashkëshorti e keqkupton situatën, gratë mendojnë se ai është disi jo i përshtatshëm.