Qeshën gjatë klipit të tij/Lisi ka dy fjalë për Gracianon: “Do flasim kur të dalë, nuk e fal më ‘kamikazin’…”

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeshën gjatë klipit të tij/Lisi ka dy fjalë për Gracianon: “Do flasim kur të dalë, nuk e fal më ‘kamikazin’…”

Të ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” kanë qenë Jonida Aliçkolli dhe Elvis Myrta. Ata kanë diskutuar më shumë mbi banorët e “Big Brother VIP 3”, situatat e ndodhura në shtëpi, si dhe kë shohin ata në finale…

Një situatë komike ka ndodhur mes Heidit dhe Gracianos pak ditë më parë, të cilët qeshën gjatë klipit prezantues të ish-konkurentit të “Big Brother VIP 3”, Elvis Myrta, gjë që duket e ka mërzitur shumë Romeon. Kjo gjë solli debate mes këtij të fundit dhe Gracianos, gjë që u përcoll në ‘prime’-in e së shtunës.

I pyetur mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Lisi ka dhënë dhe mendimin e tij mbi të gjithë këtë situatë. A u ndje ai i mërzitur apo i ofenduar?

Nuk u preka fare, unë e kam si natyrë vetë të qeshurën. E vetmja gjë për të cilën u preka ishte pjesa që Heidi u provokua nga Graciano. Është një provokator i niveleve të larta. Qava bashkë me Romeon, ai nga shtëpia aty, unë nga shtëpia ime.

Unë personalisht e kam ndjerë më shumë këtë provokimin se sa ‘Kutinë e Pandorës’. E kam ndjerë si tallje, do e flas dhe me Gracianon. Nuk e fal më këtë herë, ‘kamikazin e vogël’. Njerëzit që janë pa shtyllë kurrizore kështu janë. Do flasim kur të dalë jashtë. Në momentin që kam dalë dhe nuk e kam cënuar atë, ky e bëri në një mënyrë ‘skuthlluke’. Hyri për të rregulluar imazhin, por po e bën më keq.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE