Franca i rrëmben Italisë rekordin për “baguetten” më të gjatë!

vovalbania May 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca i rrëmben Italisë rekordin për “baguetten” më të gjatë!

Franca rikthen në shtëpi një rekord që lidhet ngushtë me identitetin kombëtar. Bukëpjekësit atje përgatitën bagetën më të gjatë në botë, 140.54 metra, një rekord i cili për 5 vite u mbajt nga Italia. 235 herë më e gjatë se sa produkti tradicional me të cilin Franca krenohet, bageta u krijua në Suresnes, në periferi të Parisit, gjatë konfederatës së bukëpjekësve dhe pasticierëve francezë.

Rekordin e kaluar e mbante bageta 132.62 metra e gjatë prodhuar në qytetin italian të Komos, në qershor të vitit 2019. Për ta tejkaluar atë, bukëpjekësit në Francë filluan të përgatisnin e t’i jepnin formë brumit që në orën 3 të mëngjesit, para se ta vendosnin atë në një furrë me rrota të ndërtuar posaçërisht.

“Gjithçka është konfirmuar dhe ne jemi të lumtur që e kemi thyer këtë rekord dhe që e kemi bërë në Francë”, u shpreh bukëpjekësi Anthony Arrigault. Pjesë e bagetës e cila duhej të ishte të paktën 5 centimetra e gjerë u copëtua dhe u nda me publikun. Ajo që mbeti ju dha personave të pastrehë. Bageta tradicionale franceze duhet të jetë rreth 60 cm e gjatë dhe duhet të përbëhet vetëm nga miell gruri, ujë, kripë e maja, dhe të peshojë 250 gramë, sipas rregullave zyrtare.

“Baguette”, buka e gjatë dhe me kore që është një element kryesor i shijes franceze, i është dhënë statusi i veçantë “UNESCO”. “Baguette” i bashkohet ushqimeve dhe kulturave të tjera të kuzhinës në listën e UNESCO-s të “Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, duke përfshirë prodhimin e picës napolitane, ‘kimchi’, kulturën belge të birrës, “dietën mesdhetare” dhe kafen arabe.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, tha për “CNN” se statusi i mbrojtur i ‘baguette’-ës i kushton haraç traditës, mjeshtërisë dhe siguron që mënyra artizanale e pjekjes t’i kalohet brezit të ardhshëm. Azoulay tha:

Është një lloj mënyre jetese. Ka gjithmonë një furrë afër, ku mund të shkosh të blesh bukë të freskët të dhe të takosh njerëz. Ky është një element shumë i rëndësishëm i kohezionit social. Kjo do t’i bëjë njerëzit të kuptojnë se kjo ‘baguette’ e zakonshme që ata e njohin shumë mirë, është diçka e çmuar. Ajo vjen nga historia dhe ka karakter dhe është e rëndësishme të ndërgjegjësohet publiku, të jetë krenar për këtë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE