Kishte premtuar pjesmarrjen, pse mungoi Rihanna në Met Gala?
Teksa të gjithë prisnin që këngëtarja Rihanna të merrte pjesë në eventin “Met Gala”, ndodhi e kundërta.
Ndër vite ajo ka dhuruar disa nga paraqitjet më të mira në këtë event gjigant të modës.
Mediat e huaja zbulojnë se ajo i kishte thënë “po” ftesës për të qenë e pranishme, por mësohet se ka vendosur të mos marrë pjesë në momentin e fundit.
Shkak për këtë shkruajnë mediat e huaja është bërë një gjendje gripale e këngëtares.
Përveç Rihannës, edhe partneri i saj Asap Rocky ka vendosur të mos marrë pjesë. Një çift tjetër që mungoi ishte edhe ai i Justin Bieber dhe Hailey Bieber.
Ka spekulime se këngëtari po kalon një kohë të vështirë pas fotove të fundit që ai postoi ku u shfaq i përlotur. Edhe Taylor Swift mori një ftesë, por nuk ishte e pranishme duke qenë se është e angazhuar me koncertet e saj.