Ku do shkoni këtë behar, në Ksamil a në Himarë?!
Këto dhe shumë këshilla të tjera për verën tuaj.
o1.
E para, Aeroporti!
Nga Marisa Karabeci
Skytrax ka publikuar listën e përditësuar të aeroporteve më të mira të vitit. Në listë ka aeroporte të rrahura dhe më pak të rrahura nga ju, sidoqoftë hidhini një sy, se ndonjëherë është udhëtimi më i rëndësishëm se destinacioni…
o2.
Mos shkoni shumë larg…
Nga Dorjana Lato
Ndonjëhere e kemi mendjen të zbulojmë botën pa zbuluar akoma vendin ku kemi lerë. “Travel Off Path” ju mbush mendjen pse duhet ta nisni nga vendi juaj – nëse ju duhen të huaj për t’iu mbushur mendjen për këtë!
o3.
Nëse preferoni të ecni.
Nga Silvia Tabaku
Nëse jeni të fiksuar për të bërë 10.000 hapa në ditë ose edhe më shumë – duhet të lexoni se s’bën këtë artikull i cili rendit qytetet evropiane më të mira për të ecur mbi dy këmbë, dhe thonë se një qytet njihet vërtet vetëm duke ecur.
o4.
Larg Zhurmës
Nga Marisa Karabeci
Përtej pushimeve, nëse po shikoni për një vend ku të qëndroni disi më gjatë, ky studim ju tregon shtetet evropiane banorët e të cilave janë më të qetë se komshinjtë tyre.
o5.
Përtej kurtheve turistike
Nga Silvia Tabaku
Ka disa mënyra për ta parë një vend – të vizitosh pikat më turistike, ose ose të zbulosh thesare të fshehura që i dinë vetëm vendasit; aty ndodhet magjia e vërtetë e një qyteti. Nëse leximi është pasioni juaj – vizitat në këto biblioteka-monumente kulture do të ishin një palë pushime ndryshe.
o6.
Për fansat e së shkuarës
Nga Silvia Tabaku
Muzet janë vendet që mbledhin më shumë turistët në çdo cep të botës. Këta të kësaj liste duhet ti vizitoni me patjetër.
o7.
Prill, Maj, Parisit mos ju ndaj!
Nga Marisa Karabeci
Këte fund Maji, më datë 26, nëse ju bie rruga në Paris nuk mund të humbisni piknikun më të madh të organizuar ndonjëherë. Çdo gjë që duhet të dini mund ta lexoni këtu.