Marshimi gjigant në Kolumbi, mijëra njerëz kërkojnë legalizimin e marijuanës!
Rrugët e qytetit të dytë më të madh të Kolumbisë Medellin, ishin mbushur dje për atë që organizatorët quanin ‘Marshimi Botëror i Marijuanës’ duke kërkuar legalizimin e bimës së ndaluar, si për përdorim shëndetësor dhe rekreacional (për zbavitje).
Rrugët e marshimit ishin të mbushura me njerëz që tymosnin cigare të stërmëdha ‘bari’, mes të cilave ishte dhe një i ri që tymoste disa cigare kanabis të ngulura me mjeshtëri në boçen e një ananasi.
Duke folur për rrjetin vendas La Capital MDP, aktivisti Gabriel Díaz tha se marshimi kishte si qëllim prishjen e stigmës së padrejtë që i është atribuuar bimës shëndetësore.
Ai tha: “(Liderët botërorë) duhet të kuptojnë se duhet të largojnë stigmatizimin ndaj përdoruesve dhe kultivuesve, pasi liçencat janë ndaluar ne Kolumbi që prej ndryshimit të qeverisë, dhe ata nuk thonë çfarë do të bëhet”.
Marshimi shoqërohej me një festival eventesh muzikore dhe stenda ushqimi të shpejtë, si dhe me shitje të llojeve të ndryshme të Marijuana.
Organizatorët gjithashtu i bënin thirrje zyrtarëve të ndalonin burgosjet e njerëzve për zotërim marijuane, siç ka ndodhur javët e fundit pas ardhjes së qeverisë së re.
Një prej folësve tha në grumbullimin e njerëzve: “Mjaft me njerëz të burgosur për marijuana; reformim për ligjin e drogave; respekt për njeriun, për kafshët dhe të drejtat mjedisore; dëmshpërblime për abuzimet e mëparshme me çështjen dhe falje për viktimat e ligjit.”
Marshuesit bënin gjithashtu thirrje për trajnim të forcave të policisë deh të gjyqësorit në të gjithë territorin e vendit mbi marijuanën dhe krijimin e një industrie të drejtë e të qëndrueshme për të.