Pse disa aroma të caktuara të parfumeve ju shkaktojnë dhembje koke…
Ka shumë njerëz që mund të kenë dhimbje koke të forta nga era e parfumeve. Por pse ndodh kjo? Shkencëtarët besojnë se ato mund të shkaktojnë që enët e gjakut të një personi të fryhen dhe zgjerohen dhe, nga ana tjetër, të stimulojnë sistemin nervor në tru të lidhur me dhimbjen e kokës.
Gjithashtu, një person mund të jetë alergjik ndaj një elementi kimik që krijon erën. Në mënyrë të ngjashme, një person mund të ketë ndjeshmëri ndaj aromave, ndaj disa aromave që irritojnë shqisat, duke shkaktuar simptoma alergjike si fishkëllimë dhe dhimbje koke. Disa ekspertë vlerësojnë se 30% e të gjithë njerëzve mund të jenë të ndjeshëm ndaj disa aromave.
Parfumi mund të prishet. Ndryshimi i ngjyrës dhe i aromës së pakëndshme janë sinjale të qarta që diçka nuk është në rregull. Mirëpo, ekziston mënyra goxha e thjeshtë që t’ia zgjasni qëndrueshmërinë. Njëra ndër gjërat më të këqija për qëndrueshmërinë e parfumit është mbajtja e tij në tualet.
Parfumet nëse u ekspozohen temperaturave të larta dhe lagështisë ndryshojnë aromën dhe cilësitë fizike të përbërësve siç janë vajrat esenciale. Parfumi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave. Ndryshimet e vrullshme të temperaturës në ambientin ku i mbajmë ato mund të nxisin reaksione të padëshiruara kimike brenda përbërësve të tyre natyralë.
Nëse parfumin me aromë agrumesh e mbani në tualet, avulli i cili krijohet gjatë larjes mund të ndikojë në freskinë e tij dhe në ndryshimin e aromës. Prandaj, më së miri është t’i mbani në frigorifer sado që të duket gjë e çuditshme. Parfumi është një një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre akesorëve më përcaktues në stilin e një personi. E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka. Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson. E vështirë përgjigjja.
Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme te kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij. Zgjedhja e një parfumi është tejet individuale duke filluar nga aroma, përmbajtja, marka e preferuar etj, por a jeni gjithmonë të sigurtë që produkti që keni blerë është origjinal? Në këtë artikull do të gjeni tre hapat që do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur dhe të mos bini pre e mashtrimeve.