Arrihet konsensusi mes PS dhe PD, Komisioni i TIMS miraton listën e dëshmitarëve, pa Ramën dhe Çuçin!

vovalbania May 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrihet konsensusi mes PS dhe PD, Komisioni i TIMS miraton listën e dëshmitarëve, pa Ramën dhe Çuçin!

Me debate ka vijuar mbledhja e Komisionit Parlamentar Hetimor për TIMS, por në fund është miratuar me konsensus lista e dëshmitarëve që do të thirren për këtë hetim, listë nga e cila nuk janë të përfshirë Edi Rama dhe Bledi Çuçi.

Më herët mazhoranca dhe opozita nuk kanë rënë dakord fillimisht për kohën që i duhej dhënë ekspertëve për draftet e planit të hetimit, teksa Tonin Gogu i është drejtuar Ervin Salianjit duke i thënë se kohën që ishte në dispozicion për ta, e mori ai duke hedhur akuza drejt PS.

Pjesë nga debatet:

Salianji: Këto bëji kur të shikosh filxhanin, jo këtu, mbledhjen e drejtoj unë… Hidhuni përpjetë sa të doni. Po jeni burra, po mirë po mirë ka dhe gra dhe shyqyr që jeni, por të thoni a ramë dakord kur u kërkua pushimi që t’i japim kohë ekspertëve sot dhe pastaj të mblidhemi për votim? Zgjidheni. Sot është 8 maj, dhe deri në orën 00:00 ka kohë. A ramë dakord? Pse e ndryshoni?

Gogu: Ramë dakord, dhe mos gaboj ishte ora 13:00. Që atëherë, tani është ora 14:40, pra kanë kaluar kohë shumë më tepër seç kërkuan ekspertët, sepse ke që qëparë që akuzon dhe atë kohë e ke vjedhur ti, dhe ndaj po propozoj atë kohë të vjedhur nuk e marrim dot dhe kalojmë në votim. Ose ekspertëve do u japim kohë, ose kalojmë tani në votim, ose ti merr mbrapsht të gjitha ato akuza që ke bërë, se duket që ke axhendë tjetër dhe jo axhendën e hetimit.

Salianji: Do qëndroj vetëm te ky propozim procedural. Jo nuk kam marr as 10 minuta nga koha, të gjithë kolegët bashkë… pasi të lexohen draftet ne ramë dakord që të marrim votim. Tani e ndryshuat. Ok kalojmë në votim. A jeni dakord? Tani që ta kuptojnë të gjithë, këta nuk miratojnë as planin nga ekspertja e tyre. Futjani vrapit tani, por nuk i shpëtoni dot hetimit. Keni 10 minuta pushim, nëse nuk bini dakord, do ta hedhim 100% në votim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE