Mbi 2 milionë rruaza dhe 800 orë punë, fustani i Jennifer Lopez në “Met Gala” tejkalon çdo pritshmëri!

vovalbania May 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 2 milionë rruaza dhe 800 orë punë, fustani i Jennifer Lopez në “Met Gala” tejkalon çdo pritshmëri!

Fustani i Jennifer Lopez në Met Gala 2024 ka tejkaluar çdo pritshmëri. Një fustan mahnitës i gjithi i krijuar me dorë nga shtëpia e modës Schiaparelli Haute Couture dhe i krijuar nga Daniel Roseberry. Sipas njoftimit zyrtar të shtëpisë së modës, fustani pa rripa dhe i gjithi tyl i qëndisur që krijonte një iluzion me pamjen, ishte i qëndisur me perla agjendi dhe diamante të rremë. U deshën mbi 2.5 milionë rruaza argjendi për t’u bërë dhe 800 orë qëndisje me dorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by People Magazine (@people)

Bizhuteritë e këngëtares janë nga Tiffany & Co. Një unazë me një diamant të verdhë mbi katër karat, një diamant të bardhë dhe safirë rozë ishin aksesorët që plotësonin pamjen e artistes. Lopez ka marrë pjesë në Met Gala ndër vite dhe ka mahnitur me look-un e saj. Rikujtojmë se diva e muzikës pop ka anuluar disa nga datat e saj të ardhshme të turneut, duke bërë që përdoruesit e rrjetit të mendojnë se kjo ka ndodhur për shkak të “shitjeve të ulëta të biletave”.

Jennifer ka vendosur të bëjë turne në SHBA për albumin e saj të ri “This is Me… Now” dhe biletat janë publikuar dy javë më parë. Shtatë shfaqjet e anuluara do të mbaheshin në Nashville, New Orleans, Raleigh, Atlanta, Houston, Cleveland dhe Tampa në gusht. Krijuesja e hitit “The Waiting For Tonight” nuk ka dhënë ende asnjë koment apo deklaratë në lidhje me anulimet. “Entertainment Weekly” raportoi më parë se anulimet mund të kenë ndodhur edhe për shkak të çështjeve logjistike. Megjithatë, blogeri i famshëm Perez Hilton ndau një pamje të hartës së arenës website-it te biletave që tregon një numër të madh vendesh ende të disponueshme për koncertin e saj në Miami në qershor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65739 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE