Qeveria gjermane gati të marrë masën ekstreme për çmimin e qebapit!
Një çmim tavan me vendim politik mund të vendoset për qebapin në Gjermani. Masa është propozuar nga e majta gjermane dhe do të zgjidhte problemin e shkaktuar nga inflacioni, pasi çmimi i qebapit është rritur nga 4 euro në 8 apo 9 euro brenda dy viteve. Propozimi për qebapin quhet “Dönerpreisbremse” dhe ka mbërritur në Parlament. Nisma e Linke-së në Bundestag nuk kaloi pa u vënë re. E majta propozon një tavan maksimal prej 4,90 euro dhe kupona që t’u shpërndahen fëmijëve më të varfër për ta çuar qebapin në ‘çmimin politik’ prej 2,90 eurosh.
Kostoja e operacionit shkon në 4 miliardë euro. Kancelari Olaf Scholz pranoi se i kishte bërë shumë përshtypje në takimet e tij me të rinjtë, sepse ata e kanë pyetur nëse mund të bëj diçka të ndaluar çmimet e qebapëve. Dashuria e gjermanëve me Döner-in ka të bëjë me komunitetin e tyre turk, i cili mbërriti në Gjermani në vitet 1960. Vetëm në Berlin konsumohen 400 mijë Döner në ditë dhe disa milionë në të gjithë Gjermaninë.
Kur presidenti Frank-Walter Steinmeier vizitoi Erdoganin muajin e kaluar, ai mori me vete në aeroplanin shtetëror një qebap, për ta çuar në Stamboll. Kjo lëvizje e tij u kritikua shumë nga ata që i kujtuan ato që Turqia i ka dhënë Gjermanisë si artistët, politikanët, shkrimtarët e futbollistët.
Ndërkaq, zemërimi po rritet në dyqanet e donerave e sufllaqeve të Evropës pas një propozimi të ri të Brukselit që kërkon që copat e prera të mishit të kenë saktësisht një trashësi të caktuar. Zhvillimi vjen pasi Turqia kërkon të aplikojë për patentë mbrojtjeje nga BE për ‘donerin’ e saj tradicional, siç është vepruar më parë për “picën napolitane”, sallamin spanjoll ‘serrano’ apo për shampanjën franceze.
Rregulli kërkon që ‘vetëm copa të mëdha mishi viçi ose qingji të prera horizontalisht me trashësi 3 deri në 5mm’ të mund të quhen ‘doner’, ndërsa për mishin e pulës kërkohet që trashësia e prerjes të jetë 1 deri në 2 mm, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.