Ronela Hajati zbulon se çfarë i ka shkruar Besës përpara spektaklit të madh të Eurovision 2024!
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Alickolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!
E ftuar në emsionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani ka qenë artistja e mirënjohur Ronela Hajati. Ajo foli më shumë rreth projekteve të saj të fundit, këngët që priten të dalin të reja dhe disa momente epike nga karriera e saj disa vjeçare.
Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2022 me një performancë elektrizuese të këngës “Sekret”, që edhe sot pas dy vitesh është himn i shumë festave dhe përcjell gjithmonë emocion pozitiv. Teksa jemi pak ditë larg festivalit të këtij viti ku përfaqësohemi nga Besa me këngën “Titan”, Ronela dha një përshtypje të sajën rreth rrugëtimit të kësaj të fundit.
Nesër kemi Besën. I urojmë shumë fat, shumë suksese. Mua më pëlqen shumë kënga. Më pëlqen versioni i ri në anglisht. Më pëlqen shumë. Është shumë europiane si këngë. Shumë e huaj. Ka vibe shumë nice. Mesazh shumë të mirë në tekst.
Si mendon ajo se do të shkojë performanca e saj?
Me aq sa kam parë unë, sepse unë e kam ndjekur dhe kam përshtypjen se nesër do të dalë shumë bukur. Kishte Creative Director (Drejtor Kreativ) shumë të mirë.
Çfarë i uron ajo Besës, që ndoshta nuk shkoi mirë me të?
I uroj të arrijë atë çka do ajo dhe unë i shkruajta edhe vetë dhe i thashë që mos e vrit mendjen fare për rezultatin se nuk ka fare rëndësi ajo. Se me thënë të drejtën Eurovision-in shqiptarët e ndjekin vetëm për Shqipërinë. Shohin këngën edhe e mbyllin. Nuk e shohin fare këngët e tjera.