Balla për protestën e opozitës: Hidhni bomba molotov kur në shesh janë të paktën 2 mijë turistë të huaj…

vovalbania May 09, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Balla për protestën e opozitës: Hidhni bomba molotov kur në shesh janë të paktën 2 mijë turistë të huaj…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë fjalës në Kuvend ironizoi protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës.

Balla: Duket qesharake të vish në Kuvend dhe të flasësh për Luftën Kundër Korrupsionit, duke mbajtur në gjoks një person të akuzuar për korrupsion. Kuvendi ka një Kod Etike, ku deputetët janë të detyruar të rrespektojnë kodin e etikës edhe sa i përket veshjes. Unë do ta quaja fyerje prezencën e disave prej jush këtu dhe jam i bindur që këtë e bëni në shenjë mirënjohje, sepse mendoni që ja keni borxh Saliut pse jeni në këtë sallë. Kursejani qytetarëve këtë dhe mund ta bëni çdo ditë poshtë ballkonit. Ju kam parë që shkoni dh tek protestat tuaja ke bashkia me bluzën “Lironi Saliun”. Nuk gjej dot përgjigje. Cfarë lidhje ka?!

Jemi duke diskutuar një marrëveshje me qeverinë gjermane. Nuk e fsheh asnjëherë dhe të paktën 19 vitet e fundit i kam votuar të gjitha marrëveshjet me qeverinë gjermane me KfW-në edhe kur kam qenë në opozitë natyrisht edhe në shumicë.

Projektet gjermane kalojn 1.2 miliardë euro madje po shkon 1.3 dhe i jemi shumë mirënjohes qeverisë gjermane, që përmes KfW-së, si një instrument i mbështetjes financiare ka dhënë mundësinë që me projektet e veta të jetë prezente në gjithë tërritorin e vendit dhe në fusha të një rëndësietë veçantë, sikurse janë ujësjellsat, sikurse janë kanalizimet dhe rrjetet e transmetimit të energjisë. Për turpin tuaj keni deklaruar që do ta votoni kundër, sepse ju jeni kundër përmirësimit të transportit urban në Tiranës, sepse ju jeni kundër përmirësimit të linjës që lidh Konbinatin me Kinostudion, Unazën e Tiranës dhe Tiranën e Re që janë pjesë e këtij projekti me autobuzë tërësisht miqësor me mjedisin që nuk përdorin lëndë djegëse fosile ju jen kundra.

Nuk di si do t’i përgjigjeni qytetarëve. Unë në përgjithësi nëpër Tiranë lëviz në këmbë, por ju të gjithë edhe kur shkoni në protestë ke bashkia parkoni Benzat poshtë ke parkingu. Kjo është një marrëveshje kredie 10-vjeçare, ku zbatimi saj do të zgjasë deri në 2029. Dy fjalë edhe për ritualin e dhunës me Molotov tek bashkia e Tiranës:

E drejta për protestë është Kushtetuese dhe nuk preket, por degradimi sa herë është fjalimi njërit janë dhe nja 5 “idiota” që e shoqërojnë që duhet të hedhin bomba molotov në momentin kur në sheshin qendror të shqiptarëve, sheshin “Skënderbej” janë të paktën dhe 2000 turistë të huaj, kjo nuk është politike, por ky është degradim i një opozite të shpërbërë në 100 copash që të paktën ja keni borxh këtij vendi që ju ka bërë deputetë të mos dëmtoni këtë industri kaq të rëndësishme që është turizmi. Mos ja bëni këtë nder Erionit, duke shkuar për të protestuar poshtë dritares së tij “Lironi Saliun”, sepse nuk e ka arrestuar Erjonin Saliun. Reflekto thellë Albana dhe hiqe atë bluzë sepse le namë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE