Çfarë ndodhi me ‘romancën’ e Erjola Doçit që la pezull me këngëtarin para hyrjes në Big Brother Vip?

vovalbania May 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi me ‘romancën’ e Erjola Doçit që la pezull me këngëtarin para hyrjes në Big Brother Vip?

A ishte apo jo e lidhur Erjola Doçi para hyrjes në Big Brother Vip Albania? Vazhdimisht ish konkurrentja e “Kepit të Tundimeve”, njëhkohësisht moderatore e një programi në “E Diell” së bashku me Ronaldo Sharkën, ka deklaruar gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, se është single dhe nuk ka lënë asnjë lidhje jashtë shtëpisë së BBV.

Megjithatë, disa javë më parë, në rrjet u hodhën disa teza për një lidhje të mundshme të saj me këngëtarin e njohur Azet. E gjitha kjo pasi në disa media sociale qarkulloi një video ku Azet shihet me një vajzë, e cila për hir të së vërtetës nuk ka asnjë lidhje me Erjolën. Sidoqoftë lajmit iu mëshua shumë edhe në disa emisione, ku kolegët e saj pomponin lidhjen e moderatores me këngëtarin.

Duket se gjithçka ka qenë shumë zhurmë për asgjë. Kjo pasi nga një vëzhgim në profilin e instagramit të Azet rezulton se ai nuk e ndjek moderatoren, dhe duket se mes tyre nuk ka pasur asnjë raport dashurie.

E njëjta gjë duket se po tentohet edhe në lidhje me trekëndëshin e supozuar në Big Brother Vip, i cil del në pah pak ditë para finales, pikërisht nga një mik i Erjolës, Graciano Tagani.

Vetë Erjola refuzon të betohet se nuk ka pasur lidhje me Romeon, edhe pse e mohon vazhdimisht. Kjo lëvizje e saj ngriti edhe dyshimet e Julit, i cili iu drejtua asaj mbrëmjen e djeshme duke thënë se ajo nuk do të betohet për diçka që pretendon se është prekur kaq shumë, pasi do që ta zgjasë sa më shumë këtë situatë, për të zgjatur qëndrimin e saj në shtëpi.

Nga ana tjetër teksa qëndronin në shtëpi, Erjola tha se nga nominimi aktual rrezikon më shumë Heidi duke se qenë se sipas saj nuk ka pasur asnjë situatë kohët e fundit.

Të gjitha këto qëndrime ngrenë dyshime për përfoljen e saj në mediat rozë pak javë para finales. Ne nuk mund ta dimë me siguri nëse Erjola ka pasur apo jo lidhje me Romeon, ndonëse i gjithë afrimiteti i tyre që nga fillimi në disa moment të caktuara ka lënë vend për dyshime. Megjithatë, duket se asnjë palë nuk është e prekur nga ‘bomba’ e Gracianos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65232 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE